8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

U la në burg për shpërthimin në banesën e Dukës/ Avokati: “Ja e vërteta e shenjave të djegies në duart e tij”

Avokati i Arlen Hasanajt, biznesmeni i arrestuar si i dyshuari për vendosjen e lendes plasese në banesën e kreut të FSHF-së Armand Duka ka mohuar që klienti i tij të ketë gisht në këtë ngjarje.

Avokati është shprehur se vendimi i dhënë  për klientin e tij është një vendim i gabuar.

Ai tregoi se ka paraqitur edhe pamjet filmike në seancë, ndërsa sqaroi se çfarë ka bërë Hasanaj gjatë kohës së shpërthimit e tritolit në banesën e Armand Dukës, duke shtuar se nuk mundet që një person të jetë njëkohësisht në të njëjtën orë në hyrje të Durrësit dhe përpara banesës së Armand Dukës.

“Duan për ta pasur brenda si duket kanë interesa që dalin përtej interesave ligjore duke mos ushtruar një ndjekje ligjore mbi parimin e barazisë së palëve duke mbrojtur lirinë dhe interesat e shtetasve. Ne themi ja prova shkencore që provojnë alibinë, organi i i akuzës në kushet që ka kundërshti që del autori ka qenë në orën 22:00 pranë një qendre tregtare hedh idenë që kjo mund të jetë kryer në bashkëpunim, mund të kenë qenë dy autorë, dhe ky e ka lënë atë andej se nga ka kaluar, pra në dyshime të pa provuara dhe kur nuk sjell asnjë provë, ka një interes që për fat të keq organi i akuzës dhe gjykata i janë nështruar këtij interesi, që të kenë një person që po ndiqet formalisht për këtë çështje”, tha avokati per mediat.

Po ashtu ai tha se një shenjë djegie në dorë, është një nga arsyet që po e mbajnë në burg.

“Dhanë një vendim joligjor të radhës. Ka një interes që për fat të keq akuza dhe gjykata i janë nënshtruar këtij interesi. Nuk kanë marrë vendim për kryerjen e një eksperimenti. Ka një dallim të dukshëm pa qenë nevoja për eksperti. Ai është me tuta dhe kapuç… Nuk sillet asnjë provë që të provojë që ky mund të ketë pasur konflikt’, tha avokati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...