33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Tritoli në banesën e Armand Dukës/ Gjykata e Durrësit lë në burg biznesmenin 34-vjeçar

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, u la në burg këtë të shtunë nga gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit.

Hasanaj ka dalë sot para Gjykatës në Durrës për masën e sigurisë, teksa gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për biznesmenin 34-vjeçar.

I riu rezulton me një djegie në dorën djathtë dhe vendimi i ekspertit mjekoligjor është prova kryesore e organit të akuzës për ta vënë Hasanajn nën akuzë.

Do të jetë një raport paraprak i mjekësisë ligjore që do të japë verdiktin se me çfarë shenjash ka të bëjë për të bërë të mundur edhe përcaktimin nëse janë mbetje fitilash ose jo.

Sipas të dhënave mësohet se grupi hetimor ka ngritur dyshime se Hasanaj është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të vilës së Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...