14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 16, 2025
spot_img

“Unë nuk komentoj asnjëherë vendime e gjykatave”,shprehet Rama për ish ministrin Tahiti

Kryeministri Edi Rama është pyetur për herë të parë në lidhje me dënimin me burg të Saimir Tahirit, ku tha se nuk kishte ndërmend që të komentonte gjatë vendimet e gjykatave.

Rama tha se ai e dinte shumë mirë atë që do të sillte Reforma në Drejtësi, kur kërkoi me ngulm që të ishte në udhëheqje të saj.

Kryeministri nuk preferoi që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, edhe në lidhje me mesazhin e koduar që dha dje avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia, i cili tha se politikanët duhet të përgatiten për t’u veshur trashë.

“Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave, unë e kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. Dhe nuk do të kthehesha pas, sot nuk do të doja që të shfokusohesha nga kjo çështje.

Për ecurinë e Reformës në Drejtësi mund të flasim në një konferencë tjetër”, tha shkurtimisht Rama.

Mesazhi i koduar që dha dje avokati i Tahirit:

“Sot Saimir Tahiri i kishte mundësitë që edhe të mos vinte. Kishte njerëz që i thoshin ik, mos u paraqit, por insistoi që të ishte në dispozicion të drejtësisë. Tahiri sot do të shkojë te Drejtoria e Policisë. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. Jam i sigurt që vendimi do të vonohet.

Tahiri e priti vendimin qetësisht. Ne sot prisnim pafajësi totale. Nëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Tahirin unë mund të them që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohe dimri”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Po, kam bërë një marrëzi”, Zbardhen mesazhet tronditëse që vrasësi i Ilarias i dërgonte...

0
Vrasja makabre e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare, vazhdon të tronditë opinionin publik italian, teksa hetimet po nxjerrin në dritë detaje të reja, që e...

Zbulim historik në Sardenjë: Gjurmët e para të dinozaurëve zbulojnë praninë e tyre 165...

0
Gjatë xhirimeve të një dokumentari gjeologjik në natyrën e Sardenjës, një ekip studiuesish ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm: gjurmët e para të konfirmuara...

Horoskopi ditor, e Martë, 15 Prill 2025

0
♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill) Renditja e planetëve frymëzon këndvështrime të reja lidhur me një projekt. Në çfarëdo faze të jeni, përpjekjet tuaja...

Parashkimi i motit, e Martë, 15 Prill 2025

0
Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në zonat Veriore...

Kapet Daut Laze, i arratisur nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë

0
  Shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Astir, Tiranë, pas një periudhe të shkurtër kërkimi....