27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Arrestohet pronari i një lokali bastesh në Elbasan/ E ‘pësojnë’ keq dhe 10 klientë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga pronarin e një lokali ditën e sotme pasi ambjenti i tij shfrytëzohej për ushtrimin e lojërave të fatit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë janë proceduar penalisht dhe 10 persona të tjerë, klientë në këtë lokal.

Njoftimi i Policisë:
Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poker”, për goditjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Elbasan.

Vihet në pranga pronari i një lokali, i cili e kishte vendosur lokalin në dispozcion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht edhe 10 shtetas të tjerë, klientë në lokal.

Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. P., 57 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit V. T., D. S., M. G., Sh. H., P. B., S. D., A. B., K. C., B. K. dhe B. L., klientë në lokalin e shtetasit A. P., të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa, zare, letra bixhozi, lekë dhe sende të tjera.

Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...