shtë shoqeruar me debate dhe fyerje personale interperlanca për portin e Durrësit midis deputetit të PD Ferdinand Xhaferri dhe ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.
Teksa më herët Xhaferri e konsideroi si një aferë të madhe Portin e Durrësit, u përfshi në një debat me Ballukun. Kjo e fundit e ironizoi në lidhje me një lapsus të Xhaferrit në lidhje me cilësinë e diellit.
Por e fortë ka qenë kundërpërgjigja e Xhaferrit duke i thënë Ballukut se ajo meriton një “buqetë” mbiemrash. Ndërkohë Balluku e akuzoi Xhaferrin se nuk e ka djalin sesker tokash apo nuk vëlla që shet apartamente në Tiranë.
Balluku: Kur keni sensibilitetin për ambientin dhe diellin, atëherë duhet të kishit parë në Durrës ndotjen e ndodhur deri më sot në ambient nga bulku dhe nafta.
Xhaferri: E di që jeni në siklet por unë nuk iu ndihmoj dot. Më detyruat ta them. Mua më përmendët diellin, e jam krenar që më mbahet mend vetëm lapsus. Jeni grua dhe ministre, këto të dyja më pengojnë që t’ju etiketoj me buqetën e mbiemrave shumëngjyrshe që e meritoni,
Balluku: Kjo është diçka që ju e bëni gjithë kohën. E kuptoj se keni nevojë të krijoni një perde, tymnajë, për të mbuluar gjithë zullumet e bëra. Do ju prishen linjat e trafiqeve që keni pasur ndër vite, ndaj përdorni emra gjeneralësh, ushtarakësh, që nuk besoj se ju kanë mandatuar juve t’i përmendni. Mendoni se kjo ju krijon kredibitet në popull. I keni marrë ca vota, meqë keni ardhur këtu, por juve ju shqetëson cdo zhvillim për vendin. Çdo projekt i ri që bëhet, për juve është tmerr. Z. Xhaferaj, unë nuk kam as djalë sekser tokash, as vëlla që shet e blen apartamente nëpër Tiranë, sa për mbiemrat që vini ju, as ma ndjen fare, se mua më flet puna. Duhet të keni parasysh se ky vend do të zhvillohet. Gjeni akuza të tjera.