23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Vihen në pranga dy shoferët e aksidentit tragjik në Durrës, policia: Ishin tapë!

Policia ka vënë në pranga dy shoferët që shkaktuan aksidentin tragjik të së martës në Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë shoferi i “Ford-it” 22 vjeçari Xhoni Muço ka qenë i dehur në timon dhe është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga Sokol Kovaçi, ku në të ishin edhe 4 fëmijë të tij.

Nga përplasja e fortë ndërruan jetën dy prej fëmijëve, njëri në vend (15 vjeçari Franci Kovaçi) ndërsa Danjel Habibi 10 vjeç vdiq pas disa orësh në spital.

Dy djemte qe udhëtonin mbi koshin e improvizuar kane fluturuar dhjetëra metra larg.

Mësohet se Muço po lëvizte nga Ura e Dajlanit në drejtim të Shkozetit dhe rreth orës 22:40 ka përplasur motorçikletë pa targa, të modifikuar me karrocë, ku gjendeshin të miturit.

Policia shtoi se 22-vjeçari i është bërë testi i alkoolit me DRAGER ku ka rezultuar në gjendje të dehur. Po kështu i dehur ka rezultuar edhe drejtuesi i motocliketës Sokol Kovaci, i cili humbi të birin në këtë aksident.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M., 22 vjeç dhe S. K., 47 vjeç, të dy banues Durrës, pasi më datë 08.02.2022, në mbrëmje, në rrugën “Bajram Tusha”, në lagjen nr.14, Durrës, 22-vjeçari, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur është përplasur me një motomjet që drejtohej në gjendje të dehur nga 47-vjeçari dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi F. K. dhe u dëmtua rëndë shtetasi D. H., i cili ka humbur jetën më vonë në spital. Gjithashtu, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit D. Q. dhe M. A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...