9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Vetëvrasja e pacientit me COVID tek ‘Shefqet Ndroqi’, Reagon PD: Situata jashtë kontrollit!

Reagon Partia Demokratike në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, ku një 52-vjeçar me COVID u hodh nga kati i katërt e gjeti vdekjen.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri deklaron se situata ka dalë jashtë kontrollit. Sipas saj ndonëse ky është një rast i përsëritur, ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë për të vendosur psikologë në spitalet COVID.

RAGIMI I PAMPURIT
Ministres situata i ka dale totalisht jashte kontrolli, papergjegjshmeria e saj vijon te mbulohet nga komiteti i cili mbrojtjen me te mire ka gjetur sulmin ndaj opozites. Zgjidhja eshte siguria e jetes dhe shendetit te pacienteve, ketu keni deshtuar, dhe merreni me sulme.
Ngjarja e rende ne spitalin “Shefqet Ndroqi”, Covid 2, na prek emocionalisht te gjitheve. I treti rast, brenda pak kohesh, qe tronditi sigurisht familjaret, dhe opinionin publik. Vetevrasjet ndodhin nen nje gjendje te ngarkuar psikologjike, kur personi humbet pergjegjshmerine, dhe shpresen, dhe nje nga rrugedaljet nga kjo gjendje psikologjike shume e renduar, shikon vetevrasjen. Bazuar ne shume raste te personave qe kane patur nje eksperience, pra e kane kaluar Covid 19, theksohet qe perpos simptomave te tjera, ka qene dhe ngarkesa psikologjike, e shprehur si forme paniku, kjo nxitur dhe nga perballja me dicka te panjohur per te cilen di shume pak ose aspak, duke i shtuar kesaj dhe informacionet qe degjon, te ben te ndjesh pasiguri dhe ankth. Ne te gjitha vendet e botes ne kete periudhe psikologu ka marre nje rol te rendesishem, madje edhe duke u bere pjese e stafeve mjekesore. Ne Shqiperi mungesa e psikologut, mungesa e mbeshtetjes psiko-emocionale, ne spitalet Covid, ka cuar deri ketu. Nese ndodh nje here, merren masa, nese ndodh dy here, eshte e rende, por nese ndodh per te treten here, dhe spitali eshte gjendur perseri pa staf mbeshtetes me psikologe, eshte e pafalshme.Papergjegjshmeria nga ana ministrise, ne paisjen e spitaleve Covid me psikologe vijon. Kjo papergjegjshmeri, po vijon te rendoje mbi shendetin e jeten e qytetareve. Para nje jave papergjegjshmeria e qeverise beri qe te humbase jeten nje qytetar, sot perseri nje ngjarje e rende.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...