Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku tha se dosja me abuzimin e inceneratorëve ka çudira.
Në një konferencë të përbashkët me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, Tabaku tha se Rama i dha mbrojtje politike kësaj afere.
“Tani e dimë se Edi Rama di të lyejë me bojë. Çdo gjë nisi 6 vite më parë, kur PD foli për herë të parë. Dua ti kujtoj qytetarëve që nuk harrojnë, se PD dorëzoi në tetor-nëntor 2020 tre padi në SPAK. Arrestimi i Lefter Kokës, dy pikat e para që rëndojë ndaj tij, janë denoncim i PD. Inceneratori i Tiranës, pasi kolegët thanë se ai i Fierit dhe i Elbasanit janë të rëndë. Por mendoj se ky është më i rëndë. Duke analizuar dosjen e koncensioneve, tregoi se të gjithë ministrat, zv/kryetarja e Kuvendit, ministri Lefter Koka, kryetari i bashkisë së Tiranës, kryeministri janë të përfshirë në këtë aferë.
Në këtë dosje kanë ndodhur çudirat. Çdo gjë është bërë në shkelje të ligjit. Çdo gjë ndodh menjëherë, gjithçka mbyllet në 32 ditë. Të gjithë ministrat bien dakord që procedurat duhet t’i bëjnë Ministria e Financave, por brenda ditës ngrihet ministri dhe bën vendim qeverie. Dhe i jep mbrojtje politike këtij procesi. KLSH dhe Ministria e Financave njohin se kjo është kontrata më diskriminuese. Nisi me 90 milionë euro, dhe përfundoi me 430 mln euro. Nga nesër do të nisim pyetjen e dëshmitarëve.”, tha Tabaku.
“Dëshmitarët e parë janë 3 administatorët. Dëshira jonë do të ishte që të ishin 3 pronarët, që janë në kërkim. Nëse nuk paraqiten, me të gjithë forcën që me jep ligji, me Policinë e Shtetit do ta zbatojnë procedurën. Kushdo që i del në mbrojtje abuzimit, jemi të hapur që t’i çojmë para drejtësisë.”, pohoi ajo.