30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Arrestohet 23-vjeçari në Sarandë , i gjendet lënda narkotike gati për shitje

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi është kapur me drogë. Sipas burimeve i arrestuar është Denis Shehu. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij atij iu sekuestruan 300 gram lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, 200 fara bimë canabis sattiva, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “PËRGATITJA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që shpërndante dhe tentonte të kultivonte bimë narkotike cannabis sativa.

Sekuestrohen 300 grame lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sattiva, 200 fara bimë cannabis sativa, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike, kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “PËRGATITJA”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-D. Sh., 23 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Sh., dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 gram lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, 200 fara bimë canabis sattiva, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...