24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Berisha fushatë në Dibër/ “Dy fjalë i kam për ta pak që kanë ngelur dhe vazhdojnë të jenë të mashtruar pas Lul Bravës”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot Premtim Kryemadhin e “Shtëpisë së Lirisë” si kandidati për kryetar të Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

Duke folur para militantëve, ai i bëri thirrje kryetarit të PD-së së Dibrës, Naim Gazidede që të mos e mbështesë më Bashën. Berisha kujtoi bashkëpunimin që ka pasur me vëllain e kryedemokratit të Dibrës, Bashkim Gazidede, ish shefi i SHIK-ut, gjatë viteve 92-97.

“Dy fjalë i kam për demokratët e Dibrës, ata pak që kanë ngelur dhe vazhdojnë të jenë të mashtruar pas Lul Bravës, por në radhë të parë me Naimin. Me vëllain e tij, i cili nuk është më, kam patur marrëdhëniet më të mira të punës, kam vlerësuar në mënyrën më të merituar kontributin e tij të madh që nga 8 Dhjetori 1990 deri në orën e fundit të jetës së tij. Ikonë e ndershmërisë, patriotizmit, aftësisë, e vlerave qytetare që meritonte të gjitha vlerësimet. Po kështu, unë kam mbështetur Naimin, kam bashkëpunuar ngushtë me të. Tani ndjej keqardhje të madhe kur e shoh dhe nuk arrij ta kuptoj, se si ka mundësi që të investohet apo të shndërrohet në patericë të Lul Bravës”, -tha Berisha.

“Dua ti them dy gjëra, atij dhe ndonjërit që thotë “ja e kemi dibran”. Kjo nuk qëndron sepse I ligu nuk ka vend, nuk ka krahinë, ka vetëm ligësi. Për të mos thënë pastaj që gjatë gjithë jetës sime, kam njohur vetëm dy burra që thonë se jemi nga vendi I dajave, njëri prej të cilëve është Lulzim Brava. Ju jeni dibranë, edhe jetim po të mbeteshe, daja kujdes që të ruajë gjithmonë fisin. Ky është një ligj. Ndaj Naim mos ua shit për dibran atë që nuk ka as din, as iman”, pohoi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...