23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Ish-kryeministri Sali Berisha i del në mbrojtje Armand Dukës: “Narko shteti zëvendësoi topin me tritol”

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Presidentit të FSHF-së, Armand Duka i cili kërkon një mandat të gjashtë.

Nga Dibra, ku u prezantua kandidati i kësaj bashkie për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, Berisha duket qartë që ka dalë në krah të Dukës.

Teksa i referohet shpërthimit me tritol në banesën e Dukës, Berisha akuzoi qeverinë duke thënë se zëvendësoi topin me tritol.

“Narko shteti, siç e patë herën e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, zëvendësoi topin me tritol. Arroganca e një njeriu që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij. Një njeri që mendon se me dibranë, shkodranë, me korçarë, mund të sillet si të dojë dhe mund të marrë çdo vendim që do marr, sillet si aksioner. Ai ka marrë në qerre dhe Lul Bravën. Nga Vlora më njoftojnë se kanë ngritur Sheshin e Flamurit, po se ça do bëjë, e di ai. Se sa do të vjedhë në atë shesh, e di ai”, tha Berisha.

Ndërkohë Berisha foli edhe për një projekt për ndërtimin e Skavicës, i cili u firmos në vitin 2005 nga Fatos Nano, por kur ai mori drejtimin e qeverisë nuk e firmosi.

“Në vitin 2005 Fatos Nano kishte firmos kontratën për ndërtimin e Skavicës me një kompani italiane. Erdhi kompania dhe unë i thashë nuk pranoj. Në mënyrë absolute nuk pranoj përmbytjen e tokave të Dibrës, por italiani ishte serioz. Megjithëse kishte berë punë dhje kontratën me kryeministrin, kontrata kishte shkuar edhe në Parlament. Ai më dha të drejtë. Ke të drejtë tha dhe bëri një projekt shumë të mirë pa përmbytje.

Ai nuk e realizoi dot për arsye të tjera. Unë nuk jam kundër ndërtimit të HEC por jam kundër përmbytjeve të fshatrave.

Është shumë e vërtetë që diga e madhe bëhet rregullatorë për kaskadën e Drinit. Është e vërtetë që prodhimi i energjisë bëhet më i madh, por është e vërtete që edhe fatkeqësia njerëzore bëhet më e madhe dhe ajo nuk duhet të ndodhë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...