27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Rama zbulon qëndrimin e SHBA-ve për Ballkanin e Hapur

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me gazetarët nga Uashingtoni, ka deklaruar se SHBA-të mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur.

Rama tha se në muajt në vijim do të ketë të reja, në drejtim të mbështetjes amerikane për Ballkanin e Hapur, duke aluduar kështu për investime amerikane në vendet e rajonit.

“Jam shumë i kënaqur që administrata e re amerikane e ka përqafuar 100% nismën e Ballkanit të Hapur, do të keni gjëra të reja në muajt në vijim. Kemi folur dhe janë në mbështetje 100%”, tha Rama para gazetarëve.

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në SHBA, edhe nëse Ilir Meta do të shpallet ‘non grata’, pas shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese.

Rama tha se kjo nuk kërkon një analizë shumë të thellë, por tha se nuk do të vijonte të bënte koment sa kohë që pritet një vendim nga Kushtetuesja në ditët në vijim.

Rama u shprer para gazetarëve se ky është momenti që Gjykata Kushtetuese, të kthejë në shinat e duhura respektimin e Kushtetutës, përfshirë dhe nga institucioni i presidentit.

“Të tjerat janë analiza që nuk janë të vështira për tu bërë, kur ndjek me kujdes dinamikën, duke qenë se Ilir Meta është në gjykim, nuk do të doja që të hyja në këtë grackë që ma ngrite me shumë buzëqeshje. Gjykata Kushtetuese ka nderin që të vëjë në vend, nëpërkëmbjen e Kushtetutës”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...