27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Balla çel fushatën për bashkinë e Lushnjës: “Nuk ka votë për t’ia dhënë Saliut që ta përdori si mish për top kundër SHBA”

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka çelur sot zyrtarisht fushatën për bashkinë e Lushnjës, post për të cilin garon Eriselda Sefa.

“Faleminderit Lushnjës, që është bashkia e 7 më e madhe në vend. Mirënjohje popullit të Lushnjës për mbështetje të përhershme. Ne hapim në 6 mars një font të ri për Bashkinë e Lushnjës. Unë i pari nuk jam shumë i kënaqur me atë që kemi arritur deri tani. Do të duhet të kishim bërë shumë gjëra. Një pjesë e të ardhurave të shtetit iu drejtuan familjeve që ngelën të pastreha. Edi Rama meriton një falënderim kombëtar për mënyrën se si arriti që të menaxhonte dy sfida të mëdha. në një kohë të shkurtër gjeti fondet. Konferenca e donatoreve të 17 shkurtit ishte momenti kur Shqipëria siguroi një pjesë fondi që shkuan për zonat e tërmetit. Më pas erdhi momenti i pandemisë. Çdo rrugë kalon përmes Lushnjës. Do të shkosh në lindje, në jug, do kalosh në Leshnjë.

Kam dëgjuar këto ditë ata të krahut tjetër që janë bërë si zogjtë se s’dinë nga shkon se ankohen se ARRSH po vendos rregulla striktike për hyrjet dhe daljet në autostrada. Po a ka gjë më të rëndësishme se jeta e njerëzve. Sa jetë janë humbur në autostradën që lidh Lushnjën dhe Fierin? Vetëm nga aksidentet që lidhen me këmbësorët. Ne do e bëjmë, do e shërojmë plagën që la Saliu dhe Luli. Rama i ka kërkuar plan për menaxhim të gjithë kryetarëve të bashkive. Veç një se kemi ne dhe ai është modeli më i keq. Se si menaxhohet Shkodra s’ka bashki në vend. S’po ndalem te kandidatët, te ai i Ilirit dhe i Berishës apo i Lulit. Kriter që të zgjidhesh nga Luli, duhet të jesh gjumash. Populli i Lushnjës nuk mund të përdoret nga askush.

Nuk është përdorur asnjëherë. Kush mendon se ka një votë për t’ia kundërvënë SHBA-ve, unë mendoj se e ka gabim. Nuk ka në Lushnjë votë për t’ia dhënë Saliut që ta përdori si mish për top kundër SHBA. Në Shqipëri duhet të kesh standarde që në momentin kur shpallesh non-grata nga SHBA, ky person largohet automatikisht nga politika. Berisha nuk ka asnjë të drejtë që të keqpërdorë qoftë dhe një votë. Tani që është bërë bashkë me Metën, e ka shtuar arsen që asnjë lushnjar mos t’ia jap votën. Ia ka parë hajrin Lushnja Saliut. Nga 97 e deri tani. Kam takuar njerëz që kanë humbur fëmijët në 97, vepër mizore e shkaktuar nga Berisha. Ai vjen këtu në Lushnjë dhe kërkon votë. Por ne nuk harrojmë.

Sa për atë burgun, ne nuk fusim në burg njeri. Në burg fut drejtësia. Edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtuese apo dhe veprimet e SPAK dhe drejtësisë së re, tregojnë se PS është investuar me mbështetjen e saj për një sistem drejtësie të pavarur. Ku arrestohen ish-ministra, kryetarë bashkie. Fakti tregoi se para 7 muajsh Rama shkarkoi kryetarin e bashkisë së Lushnjës. Ne nuk morën në mbrojtje askënd. Siç bëri Luli me Mziun. Shkonte Luli në mëngjes i çonte supën dhe më pas Aldo Brumçi i çonte kafen dhe më pas shkonte Saliu i çonte darkën, Ky është standardi i tyre. Ne nuk mbarim në mbrojtje askënd. Ky është sistemi i drejtësisë që kemi mbështetur.”, tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...