14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Fermerët dhe blegtorët e Përmetit në protestë: Qeveria na gënjen, ja cilat janë kërkesat tona

Ditën e sotme fermërët dhe blegtorët e Përmetit kanë protestuar para bashkisë për shkak të kushteve të vështira dhe vështirësive që ata hasin në lidhje me punën e tyre.

Ata kanë kërkuar që të rritet çmimi i qumështit, të ulet nafta teksa njëzëri thonë se janë të lodhur nga gënjeshtrat e qeverisë në lidhje me subvencionet.

Në mbështetje të tyre ka qenë edhe Ervin Resuli, pjesë e Shoqatës së Fermerëve.

Ervin Resuli–Sot kjo protestë mbahet nga fermerët dhe blegtorët e Përmetit për shkak të problematikave të shtuara për shkak të kostove të shtuara blegtorale, rritjes së naftës, subvencionet që nuk mbështesin fermërët.

Ata gjenden në vështirësi. Shoqata e prodhuesve vendor është në mbështjete të tyre, nuk e organizojmë ne si protestë.

Fermeri– Neve duam të na ulet nafta, të rritet çmimi i qumështit.

Pyetje- Premtimet e qeverisë për subvencionet?

Fermeri–Jemi lodhur me ato gënjshtra.

Pyetje–Keni aplikuar ndonjëherë për subvencione?

Fermeri–Shumë herë dhe na kanë gënjyer. Na thonë jo sot, jo nesër. Ne aplikojmë e ata mbajnë lekët tona.

Pyetje–Cfarë kërkoni sot?

Fermeri–Të ngrihet çmimi i qumështit. Të ulet çmimi i naftës. Ka vajtur aty ku nuk mban më.

Kjo protestë vjen një ditë pas asaj të fermerëve në Fier, Berat dhe Lushnje, për shkak të krizës që ka kapur të gjithë sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...