23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Yuri Kim për zgjedhjet e 6 marsit / U drejtohet kandidatëve të Berishës që udhëhiqen nga një person non grata

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë haptazi me qëndrim për zgjedhjet e 6 marsit, duke tentuar në njëfarë forme të intimidojë kandidatët e koalicionit Shtëpia e Lirisë, të kryesuar nga Berisha.

Në një postim në Twitter ajo pyet kanidatët e Berishës se çfarë mund t’iu premtojnë votuesve të tyre, sa kohë që drejtohen nga një person i shpallur non grata nga SHBA-të.

Kjo është hera e parë që një ambasadore e huaj në vendin tonë, del në një mesazh kaq direkt në lidhje me zgjedhjet e qytetarëve shiptarë përpara kutive të votimit.

Reagimi i Yuri Kim:

Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA non grata për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve?

Kush do t’ju drejtojë juve nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni Berishës? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?

Në 6 Mars në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për pushtetin lokal, konkretisht në 6 bashki të vendit, përfshirë Shkodrën, Durrësin, Vorën, Dibrën, Rrogozhinën dhe Lushnjen. Fushata e kandidatëve nisi zyrtarisht të shtunën, ndërkohë që pritet të zgjasë dy javë.

PD ka hyrë e përçarë në këto zgjedhje, me Berishën që ka futur në garë kandidatët përmes koalicionit Shtëpia e Lirisë, dhe Bashën dhe PD-në zyrtare, që kanë propozuar 6 kandidatë të tjerë.

Në një kohë kur apeli ësht që në këto zgjedhje të ketë një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve, pasi mund të jetë një trend dhe tregues u zhvillimeve të mëpasshme në vend, ambasadorja Kim, ka zgjedhur që të pozicionohet me këtë qëndrim të sajin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...