25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

20 persona të përfshir në plagosjen në Mamurras, banorët pa drita nga të shtënat e armëve

Detaje të reja janë mësuar sot në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmë në Mamurras ndërsa mësohet se “mollë sherri” ka qenë një vajzë, që sipas burimeve quhet Mariana.

Mësohet se në përplasjen me armë kanë qenë të përfshira rreth 20 persona.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Gentian Diva dhe Alban Skonja, ndërkohë që është arrestuar Andi Diva, nipi i Gentianit. Ky i fundit ka qëlluar me armë në drejtim të palës tjetër, të cilët kanë mundur që të shpëtojnë nga policia, edhe pse kanë plagosur dy persona.

Si autorë të dyshuar të plagosjes së dyfishtë, janë shpallur në kërkim shtetasit Kastriot Lleshaj dhe Armando Lleshaj, kushërinj me njëri tjetrin, të cilët dyshohet se po ashtu janë banorë të zonës.

Konflikti ka nisur pasi personat që kanë shpallur në kërkim, kanë ngacmuar një vajzë që ishte në shoqërinë e personave të plagosur. Kaq është dashur që grupet rivale të nxjerrin armët mes tyre, dhe sherri vijoi në mes të Mamurrasit.

Një prej banorëve të zonës ka treguar se janë pa drita për shkak të të shtënave me armë që ndodhën mbrëmë në Mamurras duke e përshkruar situatën si një luftë.

“Nuk ka drita se kanë gjuajtur me armë këtu. E sheh rrugën ca është bërë. Nuk dimë gjë. Si kemi dhënë dum më. Me dalë ishte luftë ca me dalë”- u shpreh një banor i zonës.

“Herën e parë e dëgjova, po s’kam parë asnjë, asgje, vec policinë”– u shpreh një tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...