31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Engjëll Agaçi dëshmon për inceneratorët: “Nuk i njoh Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan, Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar projekt aktin”

Në Komisionim hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane po dëshmon këtë të martë Ëngjëll Agaci, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ku po pyetet per inceneratorin e Elbasanit.

Pasi u betua para të pranishmëve, Agaçi pohoi se nuk ka njohje dhe nuk i ka takuar asnjëherë biznesmenët në kërkim, Mirel Mërtiri, Klodiana Zoto dhe Stela Gugalljan.

Shpjegimi i Agaçit ka te beje me nje projekt vendim për përcaktimin e procedurës me negociim për dhënien e koncesionit per inceneratorin e Elbasanit. Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave tha se nuk eshte miratuar kurre nje vendim qe ka pasur për objekt përcaktimin e autoritetit kontraktues dhe autorizimin e procedurave përkatëse.

PJESË NGA DËSHMIA
Tabaku:
 Keni ndonjë njohje me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan?
Agaçi: Jo!

Tabaku: Nuk i keni takuar për punë?
Agaçi: 
Asnjëherë!

Tabaku: Në datën 17 2014, zoti Lefter Koka, i dërgon një shkresë Eduard Ahmetit. Cilat janë masat që janë marrë nga ana juaj në cilësi të sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë pas marrjes së kësaj procedure?
Agaçi:
 Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që më dhatë për të dënë dëshminë time në lidhje me këtë shkresë që është hedhur baltë në media dhe jo ajo që është me fakte në shkresa. Ju falënderoj për pyetjen për të sqaruar atë që ekziston në shkresa. Është thënë padrejtësisht se në lidhje me këtë procedurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për autorizim e procedurave. Ky fakt nuk është i vërtetë. Nuk jam politikan. Ajo që ka më shumë rëndësi për këtë komision hetimor, është se Këshilli i ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ministria propozuese ka qarkulluar siç janë procedurat normale. Ky fakt nuk është propozuar kurrë në Këshillin e Ministrave, Nuk ekziston ky vendim qeverie. Pas miratimit të VKM-ve, ato publikohen në fletoren zyrtare.

Tabaku: Një grup ministrash kanë rënë në parim dakord. Keni dijeni për draftin paraprak?
Agaçi:
 Më lejoni të saktësoj, që nuk është i vërtetë vendimi që cituat i 2014-ës, që objekti i vendimit është i njëjtë me atë që e cituat ju. po e saktësoj, vendimi i cili nuk është miratuar asnjëherë në këshillimin e Ministrave, ka pasur për objekt procedurat përkatëse. Ky vendim nuk është miratuar kurrë në Këshillin e Ministrave. Patët fatin dje dhe mundësinë që të dëgjonit dje ish-ministrin e Financave, i cili saktësoi se procesi i financimit të kontratës ka kaluar në një fazë të gjatë mes ministrave. Dua thjesht të përsëris atë çka tha zoti Cani dje duke iu referuar një vendimi të qeverisë së mëparshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...