8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve/ Ëngjëll Agaçi: “Nuk kam asnjë kompetencë për PPP-të dhe koncesionet

Ka nisur dhënien e dëshmisë në Komisioni Hetimor të Inceneratorëve, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi.

Ai u pyet nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku, se cili është akti i miratuar në Këshillin e Ministrave për financimin pararak të projektit për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Agaçi u shpreh se ai vetë në pozicion që mban, nuk ka asnjë kompetencë në ligjin për koncesionet dhe PPP-të dhe Këshilli I Ministrave ka vendosur me unanimitet të plotë procedurën e autoritetit kontraktues të miratuar me procedurë të rregullt nga ministria e Financave.

Pjesë nga diskutimet:

Ëngjëll Agaçi: Ka pasur disha shkëmbime nga autoriteti kontraktues dhe Ministrisë së Financave që tregon rigorozitetin e Ministrisë së financave.

Ministria e Financave i dha miratimin paraprak dhe në këto kushte Këshilli i Ministrave ka detyrimin ligjor që detyron Këshillin e Ministrave për ta miratuar. Më lejoni ta saktësojë, ligji i vitit 2013 parashikon në nenin 41 pika 2 një angazhim detyrues miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave me kërkesën e autoritetit kontraktues. Është miratuar me një procedurë të rregullt me Ministrinë e Financave dhe me një bazë ligjore të saktë. Ky vendim duke ruajtur gjithë konfidencialitetin e Këshillit të Ministrave që ky vendim është miratuar pa asnjë kundërshtim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Jorida Tabaku: Në cilin akt është përcaktuar autoriteti kontraktues. Vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 2014 thotë që autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën për dhënie me koncesion të përzier. Cili është akti që ju keni miratuar për financimin paraprak?

Ëngjëll Agaçi: Sigurimi i financimit të nevojshëm për inceneratorin e Elbasanit, vendimi që unë kam këtu përpara kam vetëm dy pika. Pika 1, dhënien e sigurimit të nevojshëm për ndërtimin e impiantit të mbetjeve të, pika 2 ngarkohet Ministria e Financave dhe Mjedisit ër zbatimin e këtij vendimi. Ky është vendimi zyrtar.

Jorida Tabaku: Në pikën 6 të relacionit thuhet që autoriteti kontraktues në bazë të ligjit ka shpallu aktin për dhënien me koncesion të përzier. Konkretisht me cilin akt ka filluar dhënia e këtij koncesioni?

E nderuar zonja kryetare dua të theksoj kompetencat e sekretarit të Këshillit të Ministrave. Sekeretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë në ligjin për koncesionet dhe PPP-të dhe nuk ka asnjë kompetencë as në ligjin e prokurimeve publike për një institucion qendror por të pavarur në ligjin e saj organit.

Është momenti për të saktësuar një të pavërtetë që Sekretari i Përgjithshëm harton projektakte. Do t’i shpjegoj më tej kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...