7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Rama: “Unë i dal për zot të gjitha vendimeve të Republikës së qeverisë së Shqipërisë, nuk mund të bëhen 17 vendime brenda ditës”

Mes debateve të zhvilluar në Komisionin Hetimor, kryeministri Edi Rama, ndërsa i është përgjigjur pyetjeve deklaroi se nuk e ka parë fletoren zyrtare.

I pyetur për kontratën shtesë që i jep të drejtën e shfrytëzimit të impiantit pa bazë ligjore të mirëfilltë, për tu dhënë për shfrytëzim për 25 vite, nëse i garanton qytetarët se ne nuk do përballemi në një moment të ardhshëm ne arbitrazh, Rama tha se mban përgjegjësi për të gjitha vendimet.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Unë as nuk  e kam parë ndonjëherë fletoren zyrtare. Është hera e parë që unë shoh fletore zyrtare në distancë. Nuk është puna ime. S’më intereson fare. Nuk bëj unë tipografin e fletores zyrtare.

Bushati: Fakti që keni nënshkruar mbi në një draft kontratë tregon urgjencën që keni pasur për ta bërë efektive. pas 17 miratimeve brenda ditës, kjo tregon urgjencën. Mendoni se pas këtyre problematikave duhet të forconi mekanizimin për atë që ndodh me ministrat tuaj. Ish-ministri i brendshëm keni thënë ka qenë kampion dhe nga gjykata doli me problem të mëdha . Për 14 vite kishte punui nën rrogozin tuaj dhe ju nuk dini asgjë. Punonte nën rrogoz  si urith dhe a duhet të përfitoni  kontrollin ndaj ministrave, apo dini të mbani moton tuaj ça më duhet mu ça bëj vetë…

Rama: Nëse ne marrim mikrofonin dhe bëjmë këtë gjë , nuk bëjmë gjë tjetër vetëm atë që bëjmë në parlament dhe është një tmerr. Unë nuk thash ça mduhet mu ça bëj unë. Mua më duhet shumë jo vetëm ça bëj unë por të gjithë .Përmendjen  e ministrit Tahiri nuk e kam problem.

Bushati: Nuk e përmenda Tahirin

Rama: Nuk e përmende si emër ? Unë ju them që e përmendët u morët me të.

Tabaku: Fokusimi tek objekti i Komisionit, nëse nuk i përgjigjeni një pyetje, kalojmë tek tjetra.

Rama: Dëgjova për kanabisin dhe që nuk di asgjë, por po e ndërpres…

Bushati: Ka një shtesë një kontratë që i jep të drejtën e shfrytëzimi të impiantit pa bazë ligjore të mirëfilltë, për tu dhënë për shfrytëzim për 25 vite. A jeni i sigurt dhe a garantoni qytetarët që ne nuk do përballemi në një moment të ardhshëm ne arbitrazh…

Rama: Unë nuk kam pasur nevojë të jap garanci të kësaj natyre. Ajo që kam thënë për Becchetin që sot u dënua me 17 vite burg , nga e njëjta gjykatë ka dënuar të tjerë njerëz. Kam thënë se sa të jem unë kryeministër nuk shoh se si të marrë ai lek nga shteti shqiptar, Deri tani nuk ka marrë asnjë lek nga shteti shtetit shqiptar. Unë i dal për zot të gjitha vendimeve të Republikës së qeverisë së Shqipërisë…Ju krijoni pamjen sikur këtu do bëhet shkëmbim çantash,. Nuk ka 17 vendime menjëherë, nuk mund të bëhen 17 vendime brenda ditës. Vijnë në raste të caktuara procedura , në një moment të caktuar të gjitha bashkë…Kur kjo vjen nga ju jo personalisht, ju që këtij shteti nuk i keni lënë asnjë trashëgimi për të pasur respekt, përjashtoi Ministrinë dhe ministrin tuaj të Financave…Tani unë do t’ju mësoj ju çfarë është qeveria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT