27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Rama: Mos më ‘nxirrni nga lëkura’ se do shihni atë që keni parë gjithmonë dhe s’ju shijon

Vijojnë debatet mes Ramës dhe Tabakut në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Teksa Rama po i përgjigjej pyetjes së Helidon Bushatit, Tabaku e ka ndërprerë ndërsa Rama kërkoi t’i respektohej fjala teksa tha se ka shkuar në Komision si dëshmitarë dhe nëse do ta ‘nxirrnin nga lëkura’ do shihnin atë që kanë parë gjithmonë dhe që nuk u shijon

Nderkohe gjate debatit me Bushatin ky i fundit e ka konsieruar turp emrin e Ramen ne nje traft kontrate ne Fletoren Zyrtare ndersa Rama u shpreh se nuk eshte puna e tij pasi as nuk ka pare nga afer nje Fletore Zyrtare.

Debati

Bushati: Asnjëri nuk k arritur të na japë një bazë ligjore për një procedurë ligjore që nuk ublikohet. Nuk ka asnjë bazë ligjore që një koncesion të jepet pa publikim, konkurrim.

Janë duke të mbingarkojnë me letra kot, nuk dua të të lodh.

Rama: Po shikoja diçka tjetër e s’po kërko0ja këtë që po thua. Ju jeni aty se s’dini se çfarë thoni.

Bushati: Jemi përballë një procedure pa publikim, subjektet pa eksperiencë, me të njëjtat pronarë,

Rama: Imagjinoni tani që nga gjithë kjo tablo kaq dramatike, ka dalë një Shqipëri shumë më e pastër. Me gjithë këto procedura me njerëz pa eksperiencë, njerëz me amnezi, (Tabaku e ndërpret), e lash se të pret fillin e mendimit me sëpatë. E lash, iku tani. Unë kam ardhur si dëshmitar, nëse ju doni të më nxirrni nga lëkura do shihni gjënë që keni parë gjithmonë dhe s’është se ju shijon. Po ti pse hyn tani, ku hyn kjo tashi…”, tha Rama.

Bushati: Kemi një pronar me 3 koncensione, një subjekt të përzgjedhur nga vetë koncensionari që paguhet nga vetë koncensionari. Si do e përshkruani këtë situatë si dashnori i gjuhës shqipe?

Rama: Jam dashnor i përndezur i gjuhës shqipe. Unë thashë që kam një kornizë ku unë punoj dhe roloi im është i përcaktuar, nuk merrem me auditorë e inspektorë. Unë nuk jam me titur shkencorë si ju, kam pasur shumë fobi, por mësoj. Di çfarë flas dhe flas çfarë di. Doni ju që e ka ligji kështu. Ligji e ka që supervizorin e zgjedh kompania.  Jam me ty në këtë se ka një sens kjo që thua.

Bushati: Ka pasur ndërhyrje për të zgjedhur supervzorin që donin. Nuk ka nevojë për ndryshime ligjore. Eshtë futur pikë kontraktuale që të zgjidhet supervizori që donin.

Rama: Jeni gabim. Unë e besoj që ju mendoni kështu. Ne kemi arritur në pikën që është bërë natyrë e dytë që një ligj e lexojmë ndryshe për t’i rënë tjetrit.

Bushati: Kjo është fleta e parë e kontratës së Elbasanit dhe është Republika e Shqipërisë pa stemë, pa asgjë fare dhe është draft-kontratë koncesioni. Kjo është ajo zyrtarja. Tani kalojme dhe desha te prek pjesen e estetikes qe ju e permendi dhe mundoheni qe ta shprehni pjesen estetike, ju si lider europian a është bukur që emri juaj të jetë tek publikimet zyrtare, permbi tek nje draft kontrate koncesioni? Nje kryeminister te jete permbi nje draft-koncesioni? Është risi europiane qe kryeministri ne Fletoren zyrtare te vendit e vendos emrin ne nje draft kontrate. Turp me te madh sinqerisht nuk ka.

Rama: Mendon se kam nevojë për përkthim unë?  Unë veten nuk e konsideroj eskpert. Le të dali në Fletoren Zyrtare. Është hera e parë që unë shoh një Fletore Zyrtare nga afër se s’është puna ime. Çfarë të them unë. Si mund ta ve unë emrin atje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...