23.6 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Samiti i BERZH, Rama: “Po përgatisim investime masive në energji, kemi nisur po kështu investimet në portet e reja turistike”

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në samitin e BERZH që po mbahet në Londër. Rama tha se prioritet kryesor i qeverisë është energjia dhe turizmi.

Gjatë fjalës së tij ai tregoi planet dhe projektet e qeverisë, duke nisur me Portin e ri të Durrësit, e duke përfunduar te digjitalizimi.

“Besoj që tashmë jemi në një fazë të re e është shumë e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë se është një parajsë e turizmit dhe për investimin në turizëm.

Nuk do ju bezdis me shifrat se në Ballkan kemi një shtysë të brendshme të themi ne kishim numrin më të lartë por dua t’iu them që ne edhe gjatë momenteve më të vështira të pandemisë kemi parë një rritje shumë të dukshme të industrisë sonë të turizmit.

Nga ana tjetër në sektorin energjitik që është strategjik jo vetëm për ne por dhe kohët që po jetojmë, po përgatisim investime masive në energji natyrisht me kompani të huaja.

E njëjta gjë falë qëndrimit të Varhelyi e nxitjes së tij për ta sjellë BE më pranë Ballkanit në terma reale kemi parë një sërë shtigjesh të reja që po hapen për infrastrukturën dhe rrjetin hekurudhor.

Shpresoj aqë do jemi në gjendje të bëjmë më shumë e të vazhdojnë me Kosovën hekurudhën Durrës- Prishtinë e nga ana tjetër me investimet për “Korridorin e 8″ me Maqedoninë e Veriut që do i japë nxitje shtesë ekonomisë sonë të Kosovës e rajonit”, u shpreh Rama.

“Energjia është shndërruar në pikë qëndrore për të gjithë e po punojmë për të. Tani po ecim drejt realizimit të objektivit për të pasur një vend të pavarur nga pikëpamja energjitike me investime që janë në proces.

Kemi problemin e të qenit tërësisht të varur nga energjia hidrike, që na bën me energji 100% të ripërtëritshme por kjo bashkëshoqërohet me dobësinë e varësisë thjesht nga një burim. Do diversifikojmë, për energjinë diellore, atë të erës por dhe hidrik.

I dyti turizmi, i lidhur fort me infrastrukturën. Këtu flas për “Korridorin blu” që është pjesë e rrjetit evropian, pjesë e procesit të Berlinit.

Kemi nisur po kështu investimet në portet e reja turistike dhe në portin e ri tregtar në Durrës që do transformojmë tërësisht tablonë e vendit si vend turistik me 4 porte të reja turistike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...