16.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e martë, 1 Mars 2022

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje rekomandohet ta kalojnë ditën në relaks. Ecni përpara dhe mos i lejoni problemet e pazgjidhura t’ju prishin ditën. Ka gjasa që pasdite, jeta juaj të marrë një kthesë të papritur, e cila do t’i hapë rrugën rritjes suaj në karrierë.

Demi

Disa Demë do të duhet të përzgjedhin mes shumë informacioneve. Në pjesën më të madhe të rasteve, ky informacion do të ketë lidhje me profesionin tuaj. E hëna premton të kalojë lehtë në përgjithësi. Mos këmbëngulni tek dëshirat tuaja, duke shpërfillur kështu nevojat e personave rreth jush.

Binjakët

Lidhja juaj romantike do të pësojë disa ndryshime. Do të refuzoni të komunikoni me disa miq fals. Sa i përket anës suaj financiare, biznesit dhe karrierës, nuk priten zhvillime të rëndësishme.

Gaforrja

Do të kaloni një të hënë mjaft të ngarkuar. Përveçse do të keni një agjendë të ngarkuar në punë, do t’ju duhet edhe të vizitoni një mikun tuaj, që po lufton me një sëmundje. Jeta juaj personale do të jetë e qëndrueshme.

Luani

Disa Luanë do të dëshirojnë të jenë të izoluar nga bota e jashtme. Ndoshta do të ndiheni konfuz, për shkak të mendimeve të ndryshme. Sa i përket anës financiare, do të jetë dita juaj me fat. Ka shanse të fitoni një lotari të vogël.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje duhet t’i kushtojnë vëmendje mirëqenies së tyre. Nëse kuptoni se gjërat nuk po ju ecin ashtu siç dëshironi, hiqni dorë nga një biznes që kërkon shumë kohë. Do të ishte e udhës të kalonit më shumë kohë me familjen tuaj.

Peshorja

1 Marsin do ta kaloni të rrethuar nga dashuria dhe përkujdesja. Ka gjasa të bëni një blerje të rëndësishme, të cilën kishit kohë që e prisnit. Një prej miqve tuaj do të tregohet shumë premtues. Merrini për bazë këshillat e familjarëve tuaj.

Akrepi

Akrepët rekomandohen të shmangin konfliktet, pasi mund të ndikojnë në ditën tuaj. Do të ishte mirë të bëni gjëra nga të cilat varët suksesi juaj financiar dhe profesional. Gjatë kësaj ditë, do të ishte mirë të përdorni kreativitetin dhe të shihni se në çfarë drejtimi do t’ju çojë.

Shigjetari

Jo çdo ëndërr që ju dëshironi mund të përkthehet në realitet. Disa rrethana mund të ndikojnë në planet tuaja. Rekomandohet që mos t’i ndani planet me të tjerët apo të jepni detaje nga jeta juaj personale.

Bricjapi

Gjendja juaj emocionale do të jetë e paqëndrueshme. Rrezikoni që kjo të ndikojë në suksesin tuaj profesional. Rekomandohet të përfshiheni në punët e shtëpisë, të ndryshoni arredimin. Bëni mirë të përqendroheni tek gjërat e bukura.

Ujori

Do të kaloni një ditë të rehatshme dhe produktive. Ka gjasa të merrni mbështetjen e miqve të ngushtë për një çështje lidhur me profesionin tuaj. Në mbrëmje mund të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me një person që i besoni plotësisht.

Peshqit

Mos u mbështetni tek të tjerët dhe bëhuni më të pavarur. Kjo këshillë vlen si për anën personale ashtu edhe profesionale. Pasdite një prej miqve tuaj mund t’ju kërkojë ndihmë, por mund t’ju ftojë edhe dikush në një festë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...