“YouTube” ka bllokuar kanalet e medias shtetërore ruse ‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’ në të gjithë Evropën për shkak të situatës në Ukrainë.
Lajmi u bë me dije nga kompania në pronësi të gjigantit amerikan të teknologjisë “Google”, shkruan Reuters.
“Ekipet tona vazhdojnë të monitorojnë situatën ditë e natë për të ndërmarrë veprime të shpejta”, tha një zëdhënës i YouTube.