18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Putin hakmerret nga BE dhe SHBA, ndalon daljen e investimeve të huaj

Rusia po ndalon përkohësisht daljen e investimeve të huaja nga vendi, njoftoi të martën kryeministri Mikhail Mishustin. Masa vjen si përgjigje ndaj “ngrirjes” së kapitalit rus jashtë vendit nga SHBA, BE dhe aleatët e tyre.

“Shpresojmë që ata që kanë investuar në vendin tonë do të mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. Jam i sigurt se presioni i sanksioneve përfundimisht do të ulet dhe ata që nuk do të kufizojnë projektet e tyre në vendin tonë, duke iu dorëzuar parullave të politikanëve të huaj, do të fitojnë”, tha Mishustin në një konferencë të përditshme mbi zhvillimin ekonomik të Rusisë.

Kryeministri shtoi se komisioni i punës i qeverisë ruse për t’iu kundërvënë sanksioneve të lidhura me Ukrainën po kalon në mënyrën e selisë operacionale.

“Në realitetin aktual të sanksioneve, sipërmarrësit e huaj detyrohen të udhëhiqen jo nga faktorët ekonomikë, por duke marrë vendime nën presionin politik. Për të mundësuar bizneset të marrin vendime të informuara, është përgatitur një projekt-Dekret Presidencial për të vendosur kufizime të përkohshme në daljen e aseteve ruse. Siç tregon praktika, është e lehtë të dalësh nga tregu, por është shumë më e vështirë të kthehesh në një vend që tashmë është i zënë dendur nga konkurrentët”shpjegoi Mishustin.

Përgjigja e Moskës vjen pas dënimeve të ashpra ekonomike të vendosura ndaj Rusisë gjatë javës së kaluar nga SHBA dhe aleatët e saj, që kundërshtojnë ndërhyrjen e vazhdueshme ushtarake të vendit në Ukrainë. Masat përfshijnë shkëputjen e bankave më të mëdha ruse nga sistemi i pagesave SWIFT, ngrirjen e aktiveve dhe rezervave të qeverisë ruse të mbajtura jashtë vendit, si dhe gjoba kundër Bankës Qendrore të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...