23.6 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Qyteti i Mariupolit po bombardohet në mënyrë të vazhdueshme nga forcat ruse/ “S’mund të numërojmë sa viktima ka atje”

Prej disa orësh qyteti juglindor i Mariupolit po bombardohet në mënyrë të vazhdueshme nga forcat ruse.

Zyrtarët e qytetit ukrainas, pranë kufirit me Rusinë, frikësohet se një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën nga sulmet.

Nënkryetari i bashkisë, Sergiy Orlov thotë se një lagje buzë lumit, ku jetojnë rreth 130.000 njerëzve, përfshirë edhe babai i tij, është “pothuajse e shkatërruar plotësisht”.

“S’mund të numërojmë sa viktima ka atje, por besojmë se të paktën qindra njerëz kanë vdekur. Nuk mund të hyjmë për të tërhequr trupat”, tha ai në një lidhje telefonike për BBC.

“Ushtria ruse po sulmon me të gjitha armët e saj, si artileri, hedhje raketash, sulme me aeroplanë. Ata po përpiqen të shkatërrojnë qytetin”, rrëfen Orlov.

Ai shprehet se forcat ruse janë disa kilometra larg nga të gjitha anët.

“Ushtria ukrainase është shumë e guximshme dhe do të vazhdojë të mbrojë qytetin, por ushtria ruse vepron si piratët. Ata nuk luftojnë me ushtrinë e tyre, ata thjesht shkatërrojnë”, thotë Orlov.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...