34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Godasin me leva e shkopinj në kokë xhaxhain, arrestohen 2 vëllezërit në Skrapar

Dy të rinj kanë dëmtuar me mjete të forta në kokë xhaxhain e tyre në Skrapar.

Mësohet se shtetasit Albano dhe Elisado Isufi (vëllezër) kishin pasur konflikte prej kohësh me familjen e xhaxhait, por sherri i fundit nisi pasi pulat e të plagosurit kishin hyrë në tokën e tyre.

Burime bëjnë me dije se vëllezërit e qëlluan bë kokë me leva dhe shkopinj bejzbolli 63 vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Më pas policia ka prangosur dy agresorët, e ndërsa 63 vjeçari ndodhet rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Poliçan, Skrapar

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi i shtetasve A.I., 32 vjeç dhe E.I., 30 vjeç, banues në Potom, Skrapar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta dhe i kanë shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit P.I., 63 vjeç, banues në Potom, Skrapar, i cili po mer mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
———-
Gjithashtu nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.B., 31 vjeç, banues në Poliçan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Stubb: “Nuk besoj se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s” – paralajmërimet...

0
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e NATO-s deri në...

RENEA bastis pallatin në Korçë për kapjen e të dënuarit për vrasje, por Përgjika...

0
Mihallaq Përgjika, 45 vjeç, ishte objektivi i një operacioni të zhvilluar nga forcat RENEA në Korçë gjatë fundjavës, por kontrollet nuk sollën kapjen e...

“SHBA do të kontrollojë naftën e Venezuelës”, marrëveshja Trump-Rodriguez hap një kapitull të ri...

0
Marrëveshja e njoftuar më 28 gusht nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, mund të shndërrohet në...