33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

PS merr zyrtarisht edhe Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako fiton përballë kandidatëve

Partia Socialiste ka shënuar fitoren e pestë në zgjedhjet e pjesshme vendore duke marrë edhe Bashkinë e Durrësit. Kur na ndajnë vetëm 2 kuti nga përfundimi i numërimit në qytetin bregdetar, Emiriana Sako numëron 39.090 vota duke shënuar një diferencë të thellë me vendin e dytë, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili ka marrë 19.844 vota.

Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës (6 mars) nisi procesi i numërimit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Durrës nisur nga rezultatet në kohë reale në avantazh është kandidatja e Partisë Socialiste Emiriana Sako, e ndjekur nga kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ nga Adrian Muka i “Shtëpisë së Lirisë” dhe Luan Hoti i Partisë Demokratike.

Deri në këto momente, janë numëruar 328 kuti votimi nga 337 në total. Emiriana Sako kryeson bindshëm me 38.442 vota e cila ndiqet nga kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka me 19.531 vota ndërsa në vendin e tretë renditet kandidati i PD-së, Luan Hoti i cili numëron 7.813 vota.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...