25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Komisioni Hetimor për Inceneratorët/ Deputetja e PS-së: “Përpara 2013, panorama e menaxhimit të mbetjeve ishte katastrofike”

Zëvendëskryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Ermonela Felaj ka lexuar raportin e përmbledhur të mazhorancës mbi rezultatet që prodhoi ky komision hetimor.

Sipas saj, përpara 2013-ës, sistemi i menaxhimit dhe përpunimit të plehrave ishte katastrofike dhe sistemi i kontrollit të kësaj procedure nuk ishte në lartësinë e duhur.

“Në vijim të shembullit që dha opozita. Unë do mundohem të bëj një përmbledhje të këtij raporti. Komisioni hetimor është ngritur me vendim pas kërkesës së opozitës. Çfarë detyrash kishte ky komision. Synonte nxjerrjen e përgjegjësive institucionale. Sipas këtij vendimi, duhej bërë transparencë të plotë në përputhje me kushtetutën. Në funksion të këtij objekti hetimior, ndërtuam planin paraprak, e kompletuam këtë plan. Ishte një plan që mbështetej kryesore, mbledhjen e të dhënave shtetërore. Në pyetjen e dëshmitarëve dhe në konstatimin në terren në impiantet.

Deri në vitin 2013, situata në vendin tonë ishte katastrofike. Menaxhimi i mbetjeve nuk ishte në fokusin e askujt. Si të ecim me hapat e shpejtë. Shumë shpejt, përpara 2013, panorama e menaxhimit të mbetjeve ishte katastrofike. Lejohej i një liste mbetjesh, sistemi i kontrollit nuk ishte në nivelin e duhur. Shërbimi i pastrimit ishte i kufizuar. Kishte pamjaftueshmëri financiare” – tha Felaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...