29.9 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

I shpëton dy herë atentatit të bërë ndaj tij , ja kush është biznesmeni nga Lezha

Të tjera detaje ka bërë me dije policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Lezhë. Siç bëhet me dije në njoftim denoncimin e ka bërë vetë 43 vjeçari Aleksandër Deda i  cili ka thënë se i kanë bërë atentat. Menjëherë më pas policia ka shkuar në vendin e ngjarjes por nuk ka gjetur gëzhoja.

Njoftimi i plotë:

“Sot rreth orës 14: 15, shtetasi A.D.,43 vjeç, banues në Lezhë ka njoftuar se në afërsi të një lokali në dalje të qytetit të Lezhës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili nuk ka marrë asnjë dëmtim. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës nuk kanë konstatuar gëzhoja“, thotë policia.

Grupi hetimor vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për gjetjen dhe fiksimin e çdo provë që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve

Ndërkohë në 2020 i është bër tjetër atentat :

Nē Lezhë qëllohet biznesmeni Aleksandër Deda.

Autorët pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash biznesmenin janë larguar me një mjet, i cili pas verifikimeve ka rezultuar tip “Audi”, i vjedhur në Lushnje, ndërsa targat AA481GU janë denoncuar kohë më parë të vjedhura në Lezhë. Ndërkohë, ky mjet është gjetur i djegur në fshatin Pllanë.

Gjatë kontrollit është sekuestruar një arme automatik Mod. 56, dhe në afërsi të mjetit një aparat celular tip “Nokia”. Provat materiale të sekuestruara janë çuar në laborator për t’u analizuar për të hedhur dritë mbi identitetin e autorve. Edhe dëshmia e biznesmenit Aleksandër Deda i cili i mbijetoj atetatit do të ishte rezultati kyç i hetimeve.

Biznesmeni menjëherë pas atentatit i është drejtuar Spitalit të Lezhës dhe gjatë udhëtimit, një automjet tjetër i është vënë në ndjekje. Ndërkohë Deda gjatë rrugës ka bërë disa telefonata me të afërm të tij, duke iu treguar se çfarë i kishte ndodhur.

Edhe pse i plagosur, ai ka mundur të përshkojë distancën rreth 15 km deri afër spitalit. Ndërkohë që gjatë rrugës ai ka humbur sasi të madhe gjaku. Pas mjekimit që ka marrë nga bluzat e bardha të Lezhës, ai është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen mësohet se janë shoqëruar në polici disa persona, që dyshohet se mund të kenë dijeni, ndërsa pritet dëshmia e të plagosurit, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Atentati ndaj biznesmenit, Aleksandër Deda, ndodhi në superstradën Lezhë-Milot pranë një lokali, mbrëmjen e së martës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...