24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Përleshje të ashpra në Kiev mbrëmbjen e djeshme, rrëzohen 2 aviona rus

Përleshje të ashpra janë zhvilluar mes trupave ruse dhe atyre ukrainase mbrëmjen e kaluar, në disa qytete të vendit, teksa konflikti ka hyrë në ditën e 13-të.
Sipas CNN, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në pjesën lindore të Odesës.

Burimet bëjnë me dije se mbrojtja raketore ukrainase arriti të shmangë një numër të madh raketash ruse duke i shpërthyer në ajër, të cilat ishin lëshuar nga anijet pranë brigjeve.

Gjithashtu, komandanti i forcave të armatosura ukrainas, Valery Zaluzhny, përmes një postimi në rrjetet sociale deklaron se ushtria rrëzoi 2 avionë rusë në qiejt e Kievit që po përgatiteshin për bombardime.

Megjithatë, kjo nuk i pengoi avionët rusë të kryenin bombardime në qytetet e Ukrainës qendrore dhe lindore. Zyrtarët ukrainas denoncojnë gjithashtu bombardimet në periferi të Kievit. Në Sumy dhe Okhtyrka, në lindje të kryeqytetit, bombat ranë mbi ndërtesa banimi dhe shkatërruan një termocentral.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...