8.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

“Ky do të jetë fundi i Putinit”/ Sekretari britanik i Mbrojtjes: “Sanksionet ndërkombëtare po e zvogëlojnë ekonominë e tij në zero”

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se pushtimi i Ukrainës do të shënojë rënien e presidentit rus, Vladimir Putin.

Wallace tha se forcat ruse, që janë angazhuar në pushtimin e Ukrainës, janë “rraskapitur” tashmë nga rezistenca e forcave lokale.

Ai tha se ushtria ruse po përballet me probleme logjistike dhe ka pësuar mijëra humbje në 13 ditët e para të pushtimit.

Wallace shtoi se është “detyrë e pamundur” të pushtosh një vend me 44 milionë banorë.

“Ky do të jetë fundi i Putinit dhe kështu duhet të jetë”, tha Wallace për BBC-në.

Sipas tij, Putin është tashmë “një forcë e shpenzuar” në botën e gjerë, sepse komuniteti ndërkombëtar ka konstatuar se pushtimi i Ukrainës dhe katastrofa humanitare që ai ka shkaktuar, “janë të papranueshme”.

Sanksionet ndërkombëtare, të vendosura ndaj Rusisë, “po e zvogëlojnë ekonominë e tij në zero” dhe Putin “është përgjegjës për këtë”, tha Wallace.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Balla ironizon “Foltoren”: “Këto përkujtimoret nuk shtyhen fare, se nuk vijnë as krushq”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ironi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit në radhët e...

Shkurti sjell kthesa pozitive për katër shenja të horoskopit: Dashuri, punë dhe qartësi në...

0
Muaji shkurt pritet të sjellë zhvillime pozitive për disa shenja të horoskopit, duke krijuar kushte për qartësi emocionale, përmirësime në jetën sentimentale dhe hapa...

“Falsifikim i rezultateve të zgjedhjeve” – Prokuroria kërkon paraburgim për 10 kryesues të QKN-ve...

0
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të ndaluar...

“Posta automatike e Epstein është e pavërtetë” – Bill Gates mohon akuza nga dokumentet...

0
Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të fundit lidhur me Jeffrey Epstein, duke mohuar çdo akuzë që lidhet me sjelljen e tij...

Vdekja e Leonard Farrukut në anijen e azilkërkuesve në Britani trondit komunitetin dhe nxit...

0
Leonard Farruku, 27-vjeçar shqiptar, u gjet i pajetë në dhjetor 2023 në bord të anijes Bibby Stockholm, ku ishte strehuar si azilkërkues në Portland,...