34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Presidenti Meta vlerëson Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve CRCA/ECPAT

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot, me rastin e 25-vjetorit të themelimit, Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri CRCA/ECPAT, me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”: “Në vlerësim të kontributit 25-vjeçar, në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, për luftën e pandalur në përmirësimin e standardeve dhe shërbimeve kombëtare, për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga çdo formë e dhunës. Me mirënjohje për përpjekjet e vazhdueshme në avancimin e kauzës së barazisë gjinore dhe rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve, të të rinjve, vajzave dhe grave në vendimmarrje.”

MESAZHI I PRESIDENTIT META
Në radhë të parë Gëzuar 8 Marsin, këtë ditë shumë të rëndësishme për vajzat, gratë dhe sidomos për nënat shqiptare, të cilat i përkushtohen aq shumë fëmijëve dhe të ardhmes së tyre.
Kam kënaqësinë, që jemi sot, pikërisht për të vlerësuar në përvjetorin e saj të 25-të, një nga organizatat kryesore të shoqërisë civile, Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Dua të falënderoj CRCA / ECPAT (ekpat) Shqipëri, për rolin e saj të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë dhe nxitjen e mbështetjen, që i jep fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në vend, që ata të bëhen zotërues të përpjekjes, për më shumë demokraci dhe më shumë respekt për të drejtat e tyre dhe të drejtat e njeriut në vendin tonë!

Njohja dhe bashkëpunimi im me këtë organizatë është i hershëm. Që në vitin 2012, si kryetar i Kuvendit, pata kënaqësinë t’i përgjigjem pozitivisht dhe të bashkëudhëheqim përpjekjet për përgatitjen dhe miratimin e Rezolutës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri dhe më pas, për ngritjen e grupit parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”.

Përgatitja, argumentet dhe insistimi i CRCA Shqipëri, së bashku me deputetë të gjitha krahëve të politikës, bënë të mundur përmbylljen me sukses të kësaj nisme.

Sot ky grup është kthyer në një nga promotorët për të drejtat e fëmijëve në Kuvend, duke na kujtuar që, falë bashkëpunimit edhe me shoqërinë civile, të drejtat e fëmijëve vetëm mund dhe duhet të përparojnë.

Në vitin 2019, nisur nga ngjarjet e rënda të dhunës seksuale në shkollat dhe komunitetet tona, iu përgjigja pozitivisht ftesës së ardhur nga CRCA Shqipëri, për të mbështetur publikisht lëvizjen, në mbështetje të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve, viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale.

Pikërisht këtu në kopshtin e gjelbër të Institucionit të Presidentit të Republikës, mikpritëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, të shoqërisë civile, të institucioneve shtetërore dhe institucioneve të pavarura, përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku nxitëm bashkëpunimin, ndërmjet të gjithë partnerëve në mbrojtje të fëmijëve dhe ndërmarrjen e hapave konkrete, për të luftuar këtë fenomen, që dëmton të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Tre vjet më vonë, jam i lumtur të shoh që, CRCA Shqipëri ka mbështetur më shumë se 60 viktima të dhunës dhe ngacmimit seksual, me shërbime të mbrojtjes dhe të përkujdesit.

Mbështetja për këtë kauzë tregoi se komunitetet mund të ndihmohen, asistohen dhe fuqizohen, vetëm nëse mbështesim edhe shoqërinë civile dhe profesionistët e tyre!
CRCA Shqipëri vjen sot, nga një rrugëtim 25 vjeçar në mbrojtje të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.

Vlerat që kjo organizatë dhe simotrat e saj kanë sjellë në shoqëri, institucione dhe familje për ndryshimin e mendësisë për të drejtat e fëmijëve, janë të dukshme dhe të prekshme!

Falë rolit të organizatave të shoqërisë civile kuptojmë më mirë vlerën e fjalës së lirë, të lirisë së medias, të lirisë së organizimit, respektit të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga çdo formë e dhunës, e keqtrajtimit dhe e shfrytëzimit!

Lufta dhe përpjekjet e shoqërisë civile, ndonjëherë edhe në oponencë të hapur me institucionet shtetërore, duhen parë, jo si një rrezik, por si një vlerë e shtuar e demokracisë sonë, ende të re dhe të brishtë.
Ju faleminderit!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...