16.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Japonia raund të ri saksionesh kundër Rusisë, ja çfare parashikojnë

Japonia njoftoi të martën një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, duke sinjalizuar kështu një ndryshim nga përgjigja më e butë dhe jo shumë e qartë ndaj ankesimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Sanksionet më të fundit përfshijnë vendosjen e kontrolleve ndaj udhëtimit dhe aseteve të disa individëve të afërt me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë bjellorusë. Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, sanksionet përfshijnë edhe ndalimin e eksportit të paisjeve për rafineritë ruse të karburanteve dhe të mallrave të përgjithshme të destinuara për Bjellorusinë dhe që mund të përdoren nga ushtria në atë vend.

Sanksionet përfshijnë zëvendës shefat e stafit të administratës së Presidentit Putin, kreun e Republikës Çeçene, drejtuesit e kompanive të lidhura me Kremlinin, si Volga Group, Transneft dhe wagner Group, njoftoi të martën Ministria japoneze e Financave.

Këto janë kufizime shtesë mbi ato të vendosura në muajin shkurt, kur Tokoi ndaloi hyrjen në vend të shtetasve të caktuar rusë dhe ngriu asetet e disa të tjerëve, ndër to edhe asete që mendohet se i përkasin vetë zotit Putin.

Japonia gjithashtu ka zbatuar kufizime ndaj eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë dhe i është bashkuar grupit të G-7ës në përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SëIFT.

Veprime të tilla janë në kontrast me komentet e bëra nga kryeministri japonez Fumio Kishida në fillim të këtij viti. Në një fjalim për politikat më 17 janar, zoti Kishida tha se Tokio ishte gati të ndërtonte një “marrëdhënie gjithëpërfshirëse me Rusinë, përfshirë bashkëpunimin në sektorin e energjisë”.

Më 25 shkurt, kur Japonia njoftoi një paketë sanksionesh, zoti Kishida përdori një tjetër ton, duke kërkuar që Rusia të ndalonte sulmin dhe të tërhiqej. “Sulmi trondit themelet e rendit ndërkombëtar botëror”, tha ai.

Hera e fundit që Japonisë iu bë thirrje për të vendosur sanksione ndaj Rusisë ishte në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë në Ukrainën jugore. Në atë kohë, përgjigja e Tokios ishte e paqartë, me kryeministrin e atëhershëm Shinzo Abe që donte të bindte Vladimir Putinin të kthente katër ishuj pranë Hokkaidos në Japoninë veriore që Bashkimi Sovjetik kishte marrë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Dy vendet nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje pas luftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...