34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Putin dënon sanksionet e vendosura: “Të paligjshme, Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve”

Presidenti Vladimir Putin ka denoncuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë si “të paligjshme”.

Në një mbledhje qeveritare, Putin tha se qeveritë perëndimore po mashtronin popullin e tyre, ndërsa ata po ndëshkojnë financiarisht Moskën për inkursionin e saj në Ukrainë.

Putin tha se Moska po vazhdon të eksportojë naftë dhe gaz, duke përfshirë përmes Ukrainës, ku Kremlini dërgoi trupa tre javë më parë, duke nxitur një valë sanksionesh të kushtueshme perëndimore.

“Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve, Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara, mos na fajësoni neve.”

Vladimir Putin, tha se “njerëzit do ta kuptojnë se nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim”.
“U bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të shtrëngojnë rripat dhe të veshin disa rroba të ngrohta dhe duke fajësuar sanksionet për përkeqësimin e situatës. Gjithçka po duket shumë e çuditshme”, tha ai.

Ai thotë se Rusia mund të “fusë menaxhimin e jashtëm” të atyre bizneseve që mbyllin objektet e tyre të prodhimit, dhe më pas të dorëzojë këto ndërmarrje tek ata që janë të gatshëm të punojnë.

“Ne do të gjejmë një mënyrë ligjore për ta bërë këtë,” thotë ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....

Aksident tragjik në Kavajë, përplasen motomjeti dhe automjeti, humb jetën 49-vjeçari

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një...

Islanda i thotë “Jo” afrimit me BE-në, 52.5% kundër: Sovraniteti dhe peshkimi mposhtin argumentin...

0
Islanda i ka thënë “Jo” afrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian, duke e kthyer referendumin në një debat të gjerë mbi sovranitetin kombëtar, kontrollin...