Në komunikimin online, pas protestës kundër rritjes së çmimeve, kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh sot i vendosur se taksat e naftës nuk do të hiqen.
Rama u shpreh se në asnjë vend të botës nuk po ndodh ajo që ka ndodhur këto ditë në rrugët e Shqipërisë me faturat masive duke përmendur këtu edhe rastin e Parisit.
“Tani këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër të paktën jo në këtë kontinent ku jetojnë tjetër. Qeveritë e tjera kanë rritur çmimin. As nuk na e priste mendja që do vinte lufta. Ja ku po i qëndrojmë zotimit dhe duam të qëndrojmë me të gjitha fuqitë. Me sa kuptoj jo të gjithë e dinë këtë. Në këtë çmim të çmendur i bie të derdhim deri në fund të vitit 650 mln euro për familjet dhe bizneset e vogla.
Kjo do të thotë se deri në fund të vitit qeveria duhet të derdhë 295 mln euro për të kompensuar diferencën mes çmimit real. Sepse këto para dikush do i paguajë. Ose do i paguani ju. Ose do i paguajë qeveria. Dhe këtu bëhet fjalë për një shumë astronomike. Mjafton të shohësh sipërfaqësisht buxhetin e shtetit dhe të kuptosh. Merreni sot faturën e energjisë dhe shumëzojeni me tre ose katër për të kuptuar se kjo qeveri është e kundërta e atyre që shajnë dhe protestojnë me dritën e iphonëve.
As vetë jeolekët e verdhë nuk po dalin që të djegin Parisin. Ajo rritje çmimi përmes një takes të veçantë që kërkonte të vinte president i Francës. Nuk dalin sepse ta shkarravisësh sot Shqipërisë në sy të të gjithë botën duhet të mos kesh as moral dhe arsye njerëzore në raport me kombin dhe shtetin tënd.
Taksat e naftës nuk do të hiqen e këtë nuk ka protestë që e zhbën. Nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Duhet ta fusin mirë në kokë ata që flasin se edhe ato 290 mln euro në rastin më mirë që duhet të paguajmë nuk kemi mundësi ti paguajmë, nëse mbajmë taksat më të ulëta në rajon, kontributet shëndetësore më të ulëta.
E jo vetëm do i mbajmë, por do vijojmë të ulim taksat mbi pagat. Për mua e qeverinë cështja sot nuk është si të mos na dhëmbë koka kur mbushim makinën, por si të mos faturohet kriza energjitike mbi asnjë familje dhe biznes të vogël.
As atyre që vijnë këtu poshtë për të eksituar njerëzit e nxitur, por qindra mijëra shqiptarëve që nuk kanë as vetura dhe as iPhone, as nga çmimi i biletës për ata që lëvizin me autobus. Do paguajë vetëm 50% nga nevojat për naftë, për cdo zyrtar, pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi.” u shpreh Rama.