29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Rama prezanton paketën e rezistencës sociale: “Do të derdhim menjëherë 3.6 mld lekë për të indeksuar pensionet”

Rama deklaroi se në paketën e rezistencës sociale kanë vendosur ta japin 30 mijë lekë të vjetra në muaj për disa kategori të caktuar për të kompensuar rritjen e produkteve të shportës.

“Sot kemi miratuar paketën e rezistencës sociale dhe për të kompensuar goditjen e çmimeve të shportës. Paketa e rezistencës sociale ka 7 pika. Ne do të derdhim menjëherë 3.6 mld lekë për të indeksuar pensionet. Kjo do reflektohet në pensionin e radhës. Për 434 mijë përfitues qytetarë të këtij vendi ne do kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës.

30 mijë lekë të vjetra për tre muaj rresht për pensionistët që marrin më pak se paga minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm. Dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Për tre muaj do të marrin 90 mijë lekë në total. Këta janë ata që duhet të flasin”, deklaroi kryeministri.

Ndër të tjera, Rama bëri me dije se do të hyjë në fuqi ligji për pagën minimale e cila e bën në 320 mijë lekë të vjetra, nga 300 që ishte. Ndër të tjera tha se qeveria do të vendosë në dispozicion, 14 mln dollarë për fermerët në mënyrë që të mos paguajnë taksa për naftën.

“Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa, 14 mln dollarë me një shtesë prej 5 mln ddollarësh. Të gjithë atyre që dalin në mnbrojtje të fermerëve, mësoheni mirë se fermerët e Shqipërisë. E kanë naftën pa taksa. Mund të rritet sa të dojë çmimi, taksat nuk i paguajnë. Kjo bëhet mbi bazën e regjistrimit, niptit dhe kritereve minimale.

Jemi gati t’i mbulojmë gjithë fermerët në punë, dhe janë ata që i kanë ndryshuar fytyrën bujqësisë shqiptare. Ky vend eksportonte 123 mln dollarë në vit. Eksporton gjysmë miliardi dollarë në vit. Është bërë me punë, duke punuar dyfishin e tokës bujqësore në krahasim me atë të disa viteve më parë. E fundit që kam. Ky vend importonte 7 dhe eksportonte 1. Sot ky vend importon 3 dhe eksporton 1.

Qeveria do mbështesë qytetarët duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, qoftë kur hipën në autobus brenda dhe jashtë qyteteit. Këta janë ata që goditen dhe marrim në mbrojtje. Do e tërheqim dy muaj futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra. 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me punë, dhe paguhen me pagë, do paguajnë zero taksë mbi pagën.

E gjashta, do tërheqim me dy muaj, ligjin që të bëhet paga minimale me 320 mijë lekë. E shtata, energjia është pika më e nxehtë e frontit. Do shtojmë 200 mln dollarë financimin e mburojës të çmimit të energjisë që familjet të paguajnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Miq jemi përsëri në vështirësi, por kjo është më e keqe akoma” – tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...