34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Pronat në Dhërmi/ Gjykata e Vlorës jep vendimin për falsifikatorin

Është arrestuar tre ditë më parë në Vlorë i ‘famshmi’ Helidon Gjikoka, i shpallur në kërkim prej dy vitesh, pasi Gjykata e Tiranës caktoi për të masën e sigurisë “arrest në burg”, me kërkesë të Prokurorisë.

Mësohet se pas arrestimit, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e arrestit me burg për Gjikokën, ndërsa prokuroria do të vijojë hetimet edhe për 4 muaj. Helidon Gjikoka akuzohet se ka përvetësuar me anë të mashtrimit dhe falsifikimeve kompleksin ‘Ambel’ në Dhërmi, në pronësi të kushëririt të tij Ilir Koka.

Në shtator të vitit 2020, Prokuroria e Tiranës depozitoi në gjykatë kërkesën për arrestimin e Helidon Gjikokës, por Gjikoka mundi të largohej nga Shqipëria, duke i shpëtuar prangave.

Disa ditë më parë, gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë Vlorë Enkel Peza, në vijim të procedimit la në fuqi akuzën për falsikimin e dokumenteve të kompleksit ‘Ambel’ në Dhërmi.

Më poshtë komunikata për shtyp e gjykatës.

Deklaratë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi është njohur me informacionin e publikuar ne mediat
serioze dhe ato të portaleve te tjera online, nuk mbeshtet aspak lajmet e rreme të dala në rrugë jozyrtare te cilat qëllimisht kanë si synim, të disinformojnë publikun dhe të cënojnë besimin e publikut për sistemin e drejtësisë.

Përgënjeshtrojmë lajmin se nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlore është lënë i lirë shtetasi Helidon Gjikoka, pasi nuk është informacion i vërtetë.

Dje, në datë 12.03.2022 nga ana e Gjyqtarit Enkel Peza, në zbatim të neneve 228, 229, 238, 248 e vijues te Kodit te Procedurës Penale, është vendosur me vendim e datës 12.03.2022 për vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest me burg”, për të pandehurin Helidon Gjikoka.

Lajme të tilla jo të vërteta shkelin parimet e drejtesisë, duke denigruar figurën e magjistratëve dhe gjykatës, cënojnë magjistratët në dhënien e drejtësisë dhe besimin e publikut për sistemin e drejtësisë.

Ftojmë mediat dhe portalet serioze të përgënjeshtrojnë lajmin dhe të mos bien “pre” e
informacioneve qëllimisht të rreme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka qënë dhe do vazhdojë të jetë e hapur ndaj çdo gazetari, media, apo institucione të tjera, në dhënien e informacionit zyrtar dhe të vërtetë, sikurse kemi qënë transparent për çdo vendim të dhënë nga gjykata jonë, të kërkuar nga media apo subjekte të tjera të interesuara, të cilat kanë përbërë interes publik.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...