-1.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Në termocentralin bërthamor të Çernobilit është rikthyer furnizimi me energji elektrike

Në termocentralit bërthamor të Çernobilit është rikthyer furnizimi me energji elektrike.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Energjetikës së Ukrainës, Herman Galushchenko.

“Sot falë përpjekjeve të jashtëzakonshme të specialistëve të Ukrenergo, u arrit të rivendosej energjia në centralin bërthamor të Çernobilit, i cili u kap nga pushtuesit rusë”, deklaroi ai.

Gjithashtu ai i bëri thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë për të mbajtur larg Rusinë nga centralet bërthamore.

“U bëj thirrje edhe një herë partnerëve tanë ndërkombëtarë, Komisionit Evropian, IAEA, OKB, OSBE: na ndihmoni të mbrojmë objektet bërthamore! Armiku duhet të largohet nga termocentrali bërthamor i Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT