34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shqipëria ka sektorin bujqësor me madhësi gati tre herë më të lartë se mesatarja rajonale

Në vitin 2021 Shqipëria importoi 130 miliardë lekë (1,06 miliardë) euro ushqime nga jashtë për të plotësuar nevojat e konsumit të brendshëm.

Ndërsa eksportoi në të njëjtin vit vetëm 44 miliardë lekë (361 milionë euro), sipas të dhënave të INSTAT. Importet ishin tre herë më të larta se, eksportet duke bërë vendin tonë një importues neto të produkteve ushqimore me varësi totale nga tregjet e jashtme.

Kjo varësi e lartë ndodh edhe pse sektori bujqësor është më i madhi në ekonominë e vendit tonë me rreth 20.8 % të Vlerës së Shtuar Bruto (2020), niveli më i lartë në Europë, sipas një krahasimi të bërë nga Eurostat (shih grafikun). Edhe në Ukrainë, e cila është në top eksportuesit më të mëdhenj global me drithëra dhe ushqime të shportës, bujqësia zë vetëm 9 për qind të ekonomisë.

Shqipëria ka sektorin bujqësor me madhësi gati tre herë më të lartë se mesatarja rajonale, por nga ana tjetër ka varësinë më të lartë në importe nga vendete e tjera të Rajonit. Edhe pse ka klimë të përshtatshme dhe burimet ujore të favorshme për kulturat bujqësore, prodhimet shqiptare nuk janë konkurruese pasi qeveria jep nivelin më të ulët të subvencioneve për sektorin në krahasim me rajonin dhe Europën dhe mungon ekonomia e shkallës nga copëzimi i sipërfaqeve.

Për këtë arsye dy dekadat e fundit fermerët braktisën kultivimin e grurit dhe misrit, pasi kostoja e prodhimit ishte më e larte se çmimi me pakicë të produkteve të importit në tregjet e pakicës. Nga 130 miliardë lekë që ishin importet e ushqimeve në total në vitin 2021, mbi 12 miliardë lekë (10%) ishin importet e grurit.

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT mbi importet ndër vite, pesha e importeve të ushqimeve ndaj totalit të importeve është 11.4%.

Krahasuar me dy vendet e tjera më bujqësore të rajonit, si Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë një vlerë të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve përkatëse gati dy herë më pak se i joni, pesha e importeve të ushqimeve është më e ulët.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tregtinë e jashtme, tregojnë se importet e ushqimeve në Kosovë janë sa 9% e totalit të importeve në vend.

Edhe në Maqedoni situata është e njëjtë. Importet e ushqimeve zënë vetëm 6% të importeve në total.

Në vendet e Bashkimit Europian, ku bujqësia zë rreth 2% të PBB-së, statistikat e Eurostat tregojnë se ato janë suficitare në tregtinë e ushqimeve.

Vlera totale e tregtisë agro-ushqimore të BE-së (eksportet plus importet) për periudhën janar-shtator 2021 ishte 239.5 miliardë euro, një rritje prej 6.1% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit të kaluar. Suficiti i përgjithshëm tregtar agroushqimor i BE ishte 51 miliardë euro për nëntë muajt e vitit 2021 me një rritje 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Kjo varësi e lartë nga importet e bëri Shqipërinë shumë të ekspozuar nga rritja e çmimeve pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Ford i përgjigjet Trumpit për “Lake America”: “Shumë kohë pasi të jetë larguar, ai...

0
Përplasja verbale mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për emrin e Liqenit Ontario ka marrë një tjetër kthesë, pasi kryeministri i Ontarios, Doug Ford,...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...