21.5 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Oligarku i sanksionuar rus: “Lufta në Ukrainë një tragjedi që duhet të ndalet, ose do të ketë krizë globale ushqimore”

Lufta në Ukrainë është një tragjedi që duhet të ndalet, ose do të ketë një krizë globale ushqimore, pasi çmimet plehrave kimike në mbarë botë janë tashmë shumë të larta dhe kjo bëhet e pa përballueshme për shumë fermerë.  Kjo deklaratë është bërë nga “mbreti” i sanksionuar i plehrave kimike dhe i qymyrit të Rusisë, Andrei Melnichenko.

Disa nga biznesmenët më të pasur të Rusisë kanë bërë thirrje për paqe që kur Vladimir Putin urdhëroi pushtimin më 24 shkurt, duke përfshirë Mikhail Fridman, Pyotr Aven dhe Oleg Deripaska.

“Ngjarjet në Ukrainë janë vërtet tragjike. Ne kemi nevojë urgjente për paqe”, tha për Reuters Melnichenko, 50 vjeç, i cili është rus, por ka lindur në Bjellorusi dhe ka një nënë ukrainase.

“Si një rus nga kombësia, një bjellorus nga lindja dhe një ukrainas nga gjaku, ndiej dhimbje dhe mosbesim të madh duke parë se popujt vëllezër luftojnë dhe vdesin”, u shpreh ai.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë e cilësuan pushtimin e Putinit si një rrëmbim toke të stilit perandorak që deri më tani është ekzekutuar keq, sepse Moska e nënvlerësoi rezistencën ukrainase dhe vendosmërinë perëndimore për të ndëshkuar Rusinë.

Perëndimi ka sanksionuar biznesmenët rusë, duke përfshirë sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Melnichenkos, ngriu asetet shtetërore dhe ndërpreu pjesën më të madhe të sektorit të korporatave ruse nga ekonomia globale në një përpjekje për të detyruar Putinin të ndryshojë kursin.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...