11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Zelensky para Kongresit Amerikan: “Rusia nuk na ka sulmuar vetëm ne, hodhi tanke dhe avionë kundër lirisë sonë”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim virtual për anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA. Para se të fliste, Zelensky u duartrokit nga ligjvënësit e SHBA dhe më pas lavdëroi trimërinë e popullit të tij ukrainas duke thënë se “fati i vendit të tij” po vendoset pikërisht tani.

Zelensky përmendi sulmet në Pearl Harbor dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në fjalimin e tij para ligjvënësve amerikanë.

“Rusia nuk na ka sulmuar vetëm ne, jo vetëm tokën tonë, jo vetëm qytetet tona. Rusia hodhi tanke dhe avionë kundër lirisë sonë, kundër të drejtës sonë për të jetuar të lirë në vendin tonë, duke zgjedhur të ardhmen tonë. Kundër dëshirës sonë për lumturi, kundër ëndrrës sonë kombëtare, ashtu si të njëjtat ëndrra që keni ju, amerikanët, si kushdo tjetër në Shtetet e Bashkuara.

Më kujtohet memoriali juaj kombëtar në Rushmore, fytyrat e presidentëve tuaj të shquar, atyre që hodhën themelet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokracinë, pavarësinë, lirinë dhe kujdesin për të gjithë, për çdo person, për këdo që punon”, tha Zelensky.

Ai tha se vendi i tij është në luftën më të keqe që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Po vendoset fati i vendit tonë. Fati i popullit tonë ku ukrainasit do të jenë të lirë, nëse ata do të jenë në gjendje të ruajnë demokracinë e tyre”, shtoi Zelensky.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...