14.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Një tjetër oligark rus sanksionohet nga Britania e Madhe/Fridman:” Unë nuk di si të jetoj “

Oligarku rus Mikhail Fridman, i cili aktualisht jeton në Mbretërinë e Bashkuar tha në një intervistë se “nuk dinte si të jetonte”, tri javë pasi u vu nën sanksione.

Fridman, i cili ka një pasuri neto prej 10.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, u sanksionua nga Bashkimi Evropian më 28 shkurt dhe nga Britania e Madhe më 15 mars.

Ai i përshkroi sanksionet e BE-së si “të pabaza dhe të padrejta” në atë kohë dhe tha se do t’i kundërshtonte ato.

Që kur filloi pushtimi i Ukrainës, pasuria e Fridman ra me 4 miliardë dollarë, raportoi Bloomberg.

“Unë nuk di si të jetoj”, tha Fridman për Bloomberg. “Unë nuk e di. Unë me të vërtetë nuk e di”.

Fridman, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ka një kompensim prej 2,500 paund (3,000 euro) në muaj dhe duhet të aplikojë për një licencë për të shpenzuar para të tjera, përpara se qeveria britanike të vendosë se sa e arsyeshme është kërkesa.

Fridman është ndër rusët e shumtë të shënjestruar nga sanksionet perëndimore që synojnë të godasin ekonominë ruse dhe të ndëshkojnë presidentin Vladimir Putin për agresionin e në Ukrainë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...