27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Gjendet një sasi prej 26 kilogramësh drogë në mjet,arrestohen dy persona ne Lezhë

2 persona janë vënë në pranga nga Policia e Lezhës, pasi iu është gjetur një sasi prej 26 kilogramësh drogë, kanabis sativa, në mjetin e tyre.

Të arrestuar në kuadër të operacionit “Pllana” janë shtetasit Ardit Marku dhe Emiljan Gega.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pllana”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Forcën Operacionale në DVP Lezhë.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 26 kilogramë kanabis sativa, 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin lëndë narkotike me automjetin e tyre, në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot, shërbimet e Policisë Lezhë, organizuan menjëherë punën duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar tip “Mitsubish” për kontroll, në fshatin Pllanë, Lezhë.

Si rezultat i kontrollit, brenda mjetit me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. G., u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre.

Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç banues në Kurbin dhe E. G., 22 vjeç banues në Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...