25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Masakra e 2 prillit/ Meta: “Lavdi përjetë Dëshmorëve, Shkodra ka qenë dhe do të jetë frymëzimi i përpjekjeve për Liri dhe Demokraci”

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e 2 prillit 1991 në Shkodër, ku u vranë katër protestues, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të cilët nderohen si Martirët e Demokracisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se sakrifica e tyre sublime dhe e Shkodrës anti-komuniste na udhëheq gjithmonë në betejat për mbrojtjen e pluralizmit politik.

“✌️🇦🇱 Nderojmë sot me përulje kujtimin e paharruar të katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht, më 2 prill 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira.

Sakrifica e tyre sublime dhe e Shkodrës anti-komuniste na udhëheq gjithmonë në betejat për mbrojtjen e pluralizmit politik, të votës së lirë e të barabartë dhe të dinjitetit njerëzor të çdo qytetari, për të rivendosur vendin plotësisht në shinat e demokracisë dhe garantuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Shkodra ka qenë dhe do të jetë frymëzimi i përpjekjeve për Liri dhe Demokraci!

Lavdi përjetë Dëshmorëve të 2 Prillit!

LIRI, DEMOKRACI DHE DINJITET KOMBËTAR!”, deklaron Meta.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...