25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Dy të rinj nga Kuçova, njëri vjedh në një banesë, tjetri i siguron transportin, arrestohen të dy

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Kuçovë, pasi kanë hyrë për të vjedhur në një banesë. Njëri prej të rinjve është arrestuar si autor i dyshuar i vjedhjes, dhe tjetri e ka ndihmuar për t’u larguar nga Kuçova, me një mjet pa leje.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet nga Komisariati i Policisë Kuçovë, vjedhja e një shume parash dhe disa bizhuterive në një banesë.

Vihen në pranga autori i dyshuar dhe përkrahësi i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi D. Ç., për vjedhjen e një shume parash dhe disa bizhuterive në banesën e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, brenda një kohe të shkurtër u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve L. M., 21 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, të dy banues në Kozare, Kuçovë.

Shtetasi L. M. dyshohet se gjatë natës ka hyrë në banesën e shtetasit D. Ç., ku ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Më pas, shtetasi E. B. e ka transportuar shtetasin L. M., me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, jashtë qytetit të Kuçovës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një portofol me një shumë parash, disa bizhuteri, dy telefona dhe 1 automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të metejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...