34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Konfirmohen 7 kryetarë të rinj të degëve, Rithemelimi nuk tërhiqet nga plani për thirrjen e Kuvendit kombëtar në 30 prill

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhje në për krerët e 10 degëve të partisë Demokratike në rrethe të ndryshme të vendit.

Pavarësisht thirrjeve të bëra nga Alibeaj dhe anëtarë të tjerë të grupit parlamentar të partisë Demokratike, duket se procesi i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, ka vazhduar duke u konfirmuar edhe disa prej krerëve të rinj të degëve të PD ku u mbajtën zgjedhjet.

Deri më tani, janë publikuar rezulatet për 7 degë të partisë Demokratike dhe fituesit janë shpallur si më poshtë:

1- PD, dega Elbasan, kryetar i ri zgjidhet Ferdinand Himci me 66% të votave.
2- PD, dega Kuçovë, kryetar i ri zgjidhet Myslym Isuf Haxhi me 57% të votave.
3- PD, dega Skrapar, kryetar i ri zgjidhet Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.
4- PD Dega 6 Tiranë, kryetare e re zgjidhet Onelda Gjin Zefi me 79.7 % të votave.
5- PD Dega 10 Tiranë, kryetar i ri zgjidhet Andi Gani Beliu me 65% të votave.
6- PD Dega 16 Tiranë, kryetar i ri zgjidhet Eduard Gani Rexha me 69.7% të votave.
7- PD Dega Paskuqan, kryetar i ri zgjidhet Anton Lek Pjetërnikaj me 86% të votave.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD do të përfundojnë më 20 prill. 10 ditë më pas, Rithemelimi mbledh Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...