8.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Rama pret në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë/ “Diskutuam nevojën urgjente për të bërë një hap të madh drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor”

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Zëvendëskryeministri i qeverisë maqedonase, ka publikuar në rrjetet sociale edhe një foto me kreun e qeverisë shqiptare.

Sipas Dimitrov në qendër të bisedimeve me Ramën ka qenë integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor.

“I nderuar të takoj kryeministrin shqiptar Edi Rama sot në Tirane. Ne diskutuam nevojën urgjente për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Dimitrov.

Sa i takon integrimit, Rama tha se në rast se në qershor nuk zhvillohet tryeza e parë ndërqeveritare, atëherë Shqipëria nuk mund të qëndrojë peng dhe do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...