22.1 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Gjekmarkaj për VOA: “Ne kemi një kulturë të keqe me bojkotimin, nuk kemi marrë pjesë në zgjedhje lokale”

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka folur mbi krizën më të rëndë që po kalon PD që nga themelimi i saj.

Intervista

Çfarë roli duhet të ketë PD për Presidentin?

Ne kemi një kulturë të keqe me bojkotimin, nuk kemi marrë pjesë në zgjedhje lokale. Largimi nga përgjegjësia, përballja për mua është fshehje. t’I ikësh realitetit. PD duhet të jetë pjesë e procesit paçka sa seriozisht mund ta ketë kryeministri edhe pse duket se ai e ka në mendje presidentin thjesht po bën teatrin e zakonshëm. PD duhet të dalë me propozimet e veta. Besoj se do të ishte një gjest pozitiv që presidenti duhej t’i lihej opozitës. Procesi është farsë, ai do ta degradojë më tepër opozitën. Por ajo duhet të jetë aty me propozimet e veta.

Kush e përfaqëson sot PD?

Grupi I saj parlamentar është institucioni legjitim. Proceset e ndodhura përfaqësojnë vetëm një pjesë të demokratëve, nuk çojnë në bashkimin e demokratëve. Duhet lënë mënjanë procesi I tanishëm dhe të hapet një proces gjithëpërfshirës. Është fatkeqësi që gjithçka varet nga dora e një njeriu. Unë besoj se PD duhej të ndahej nga Berisha në 2-13-ën. Duhet të ndahej politikisht dhe kulturalisht. Fatkeqësisht këto nuk ndodhën, dhe mbahemi pas faktit q ai është non grata.

Qëllimi i vizitës në Washington

Është një moment krenarie që jam pritur në DASH dhe vizitave në institucione të tjera të vendit.

Cila mund të ishte zgjidhja në këtë pikë?

Ka një ekstremizëm në PD. E kam mbështetur Bashën dhe nuk kam pendesë. Ai e bëri aktin, u dorëhoq dhe tani I takon Berishës të bëjë aktin e tij. Bashkimi mund të gjendet përtej Bashës dhe Berishës. Ka plot burra dhe gra që mund të marrin drejtimin e PD. Është absurditet që PD nuk mund të gjejë lider. Nuk ka ngelur PD vetëm te Berisha dhe Basha.

A mund të shmangej ndarja e PD-së?

Patjetër dhe në pak muaj mund të ishte ajo forca që shqiptarët duan. Dy partitë kryesore në vend udhëhiqen nga fuqia e liderit dhe kjo dyuhet të marrë fund dhe u mbyll derën elitave dhe çdo gjë agravon drejt ambicieve të tij.

Nëse Berisha zgjidhet kryetar çfarë do të bëni?

Do mbetem deputet i PD. Nuk kam asgjë për të rishikuar dhe do të ruaj pozicionin tim duke mos marrë pjesë në mbledhje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...