20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Virologu Arban Domi / Foli për suksesin e vaksinave të Pfizer dhe Moderna.

Arban Domi, mjek virolog nga Atlanta në SHBA u shpreh se nuk ishte imagjinuar ky sukses kaq i madh i vaksinave.

Si drejtor i projektit të vaksinave Geovax, ai foli për suksesin e vaksinave të Pfizer dhe Moderna.

“Vaksinat janë të pranueshme kur kanë efikasitet mbi 80 përqind. Suksesi mbi 90 përqind ishte e paimagjinueshme kur nisi përgatitja e vaksinës,” tha ai.

“Megjithatë duhet të jemi akoma të kujdesshëm te kohëzgjatja e imunitetit. Teorikisht, mbrojtja duhet të jetë në nivele të larta,” tha ai.

Duke folur për projektin Geovax, ai tha se “ne kemi katër kandidatë për vaksina. Dy prej tyre kanë prodhuar efikasitet 100 përqind te kafshët e vogla. Në fund do merret më i miri nga katër kandidatët për të kaluar te testet klinike të njerëzit”.

Sa u përket vaksinave nga Kina dhe Rusia, ai tha: “Kam rezervat e mia për vaksinat e Kinës dhe Rusisë. Gjithçka lidhet me transparencën”.

Domi tha se vaksinimi i plotë nuk mund të arrihet deri në fund të vitit që vjen. Sipas tij, edhe në vende si SHBA nuk do të arrihet vaksinim i plotë deri në fund të vitit 2021.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...