33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Faza gjysmëfinale starton me ndeshjen spektakolare mes Man Cityt dhe Real Madrid

Ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Etihad e luajnë kampioni dhe lideri aktual i Anglisë, Manchester City dhe kampioni i mundshëm i Spanjës, Real Madrid.

Ndeshja lë të kuptohet për një spektakël, pasi nga njëra anë është skuadra e Pep Guardiolës me De Bruyne, Foden, Bernardo Silvan…, dhe nga ana tjetër është ekipi i La Ligës e drejtuar nga Benzema, Modric, Vinicius.

Si trajneri i Realit, Carlo Ancelotti dhe Guardiola do përpiqen t’i çojnë skuadrat e tyre në një finale tjetër dhe është e vështirë të parashikohet favoriti.

Ruben Dias është kthyer në formacionin titullar të Cityt në fitoren 5-1 ndaj Watford, dhe Guardiola gjithashtu shpreson për rikthimin e Kyle Walker pas dëmtimit në kyçin e këmbës.

Megjithatë, City do të jetë në këtë takim pa Joao Cancelon, i cili u pezullua pasi mori kartonin e tretë të verdhë në stadiumin Wanda Metrpolitano në ndeshjen e fundit kundër Atletico.

Reali ka një sërë shqetësimesh për dëmtime pasi David Alaba është në dyshim pasi u zëvendësua në ndeshjen kundër Osasunas për shkak të problemit në kofshë, ndërsa në pikëpyetje jabë edhe Casemiro dhe Ferland Mendy.

Alaba dhe Casemiro pritet të kalojnë testin përfundimtar në Etihad për të përcaktuar nëse janë gati për të luajtur.

Kujtojmë, se edhe gjysmëfinalja e dytë përbëhet nga një klub anglez dhe një spanjoll (Liverpool dhe Villarreal), dhe dueli i tyre do të luhet nesër.

Ndeshja mes Cityt dhe Realit do të luhet sonte nga ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Manchester City (4-3-3): Ederson; Kyle Walker, Aymeric Laporte, Ruben Dias, Oleksandr Zinchenko; Bernardo Silva, Rodri, Kevin De Bruyne; Riyad Mahrez, Phil Foden, Raheem Sterling.

Real Madrid (4-3-3): Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Eder Militao, Nacho Fernandez, Marcelo; Toni Kroos, Eduardo Camavinga, Luka Modric; Fede Valverde, Karim Benzema, Vinicius Junior.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...